Merkel nis turin Ballkanik me Shqipërinë, vjen në Tiranë më 8 korrik. Bisedime në rrafshin politik dhe atë ekonomik

Postuar në 26 Qershor, 2015 10:56

Sipas një raportimi të “Top-Channel” nga një burim i këtij televizioni mësohet se tashmë është vendosur data se kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Shqipërinë. Ajo do të mbërrijë në Tiranë më 8 korrik 2015. Kancelarja pritet të vizitojë edhe Serbinë, ndërkohë që vizita më 9 korrik në Bosnjë duket se është anuluar. Kjo vizitë e Merkel në rajon konsiderohet edhe si një tjetër hap i përkujdesjes së shprehur nga kancelarja për Ballkanin, i cili tradicionalisht në të shkuarën ka qenë pjesë e influencës ruse. Ardhja e Kancelares Merkel e çon në dy vizitën e një kancelari në vendin tonë, pas asaj të vitit 1999, kur Tiranën e vizitoi Gerhard Schroeder, 12 vjet pasi u lidhën marrëdhëniet diplomatike midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kjo vizitë e zonjës së hekurt të Evropës do të ketë dy dimensione; atë në rrafshin politik dhe në atë ekonomik. Por nuk dihet ende nëse në axhendën e bisedimeve do të flitet dhe për zgjedhjet e fundit të bëra në Shqipëri. Ardhja e Merkel në Tiranë do të shënojë takimin e tretë me kryeministrin Rama, pas atyre dy të parëve të mbajtur në Berlin vitin e shkuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.