Arkiv-Lajme të përditësuara
Krime gjatë diktaturës argjentinase, 14 dënime me burg përjetë
Një gjykate argjentinase ka dënuar 14 persona me burgim të përjetshëm dhe tre të tjera me dënim nga 17- 18 vite burg, në akuzën e krimit kundërn njerëzimit gjatë periudhës së diktaturës, 1976-1983 në bahia Blanca, në jug të vendit. Hetimet përfshinin krime të bëra nga disa ish ushtarakë të ushtrisë apo të forcave të sigurisë kundër 90 ët burgosurve në një kamp ku mbaheshin klandestinët. Mes viktimave kanë qenë dhe dy gra shtatzëna të zhdukura me fëmijët e tyre.
Albanian Screen
Youtube heq filmin anti-islam për Libinë dhe Egjiptin
Youtube ka bërë të ditur se ka bllokuar për Libinë dhe Egjiptin filmin anti-islamik ‘Innocence of musulmans’ (Pafajësia e myslimanëve) që ka provokuar reagime të dhunshme anti-amerikane në dy vendet.
“Duke parë gjendjen e vështirë në të dy vendet, Libi dhe Egjipt, kemi vendosur që përkohësisht të bllokojmë filmin në këto shtete”, lexohet në një komunikatë të Youtube. “Ne mendojmë për familjet e personave që janë vrarë në sulmet në Libi”, lexohet më tej në komunikatë.
Dronë amerikanë në Libi
UNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë
Numri i fëmijëve që vdesin para se të mbushin moshën 5-vjeçare ka rënë në mënyrë të ndjeshme në 20 vitet e fundit. Këtë gjë e bën të ditur Unicef, sipas të cilit 6.9 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ndërruar jetë krahasuar me 12 milionë në vitin 1990.
Gjermania aprovon fondin e shpëtimit për eurozonën
Gjykata Kushtetuese në Gjermani i ka hapur rrugën fondit të përhershëm për shpëtimin e eurozonës, që njihet ndryshe si Mekanizmi i Stabilitetit Europian, ESM.
Por vendimi i marrë sot nga gjykata më e lartë gjermane vjen me një kushtëzim sa i përket kontributit që Gjermania mund të japë në këtë fond, kontribut i cili nuk mund të tejkalojë shifrën e 190 miliard euro.
Ikin të verbërit, Tafaj: Kërkojnë azil në Belgjikë
Greva dhe protesta në Greqi, kundër shkurtimit të pagave
Greqia është përfshirë nga greva dhe protesta të gjera të punonjësve, që kundërshtojnë paketën e kursimit me vlerë 11.5 mild euro, e cila parashikon shkurtime të pagave e pensioneve.
Në këmbë janë mësues, profesorë, mjekë, ushtarakë, të punësuarit e qeverisjes vendore, të hoteleve, sindikatat e invalidëve etj.
Europianët nuk e duan Mitt Romney në krye të Shtëpisë së Bardhë
Demonstrata anti-amerikane në Egjipt e Libi
Një shtetas amerikan u vra dhe një tjetër u plagos dje në Libi ndërsa një grup militantësh sulmoi konsullatën amerikane në Bengazi, gjatë një proteste kundër një filmi që ata thonë se fyen Islamin. Një turmë e zemëruar e mbledhur jashtë konsullatës i vuri zjarrin ndërtesës. Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi sulmin dhe tha se qeveria është duke punuar me libianët që të sigurojnë kompleksin.
Filmi për "gay"-t, çmim në Pogradec
Edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u mbyll me sukses në Pogradec; duke sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë event, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore.
Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku dukeshin më të relaksuar këtë vit, ndërkohë që këtë vit, duket se prodhimet kroate ishin të një cilësie shumë më të mirë se filmat e vendeve të tjera.
"Jo diktat nga BE", Spanja nuk pranon ndihmë me kushte
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy përsëriti se Spanja nuk e ka vendosur ende nëse do të kërkojë ndihmë nga Evropa, por sipas tij, është e sigurt se në asnjë rast spanjollët nuk do të pranojnë t'u diktohet agjenda e shkurtimeve të kërkuara. Që nga muaji mars për Madridin është gati, një plan evropian prej 100 miliardë euro për të shpëtuar bankat iberike.