Europianët nuk e duan Mitt Romney në krye të Shtëpisë së Bardhë

Postuar në 12 Shtator, 2012 04:59

 

Reputacioni i Shteteve të Bashkuara në Europë rrezikon të bjerë në nivelin e jopopullaritetit të kohës së Xhorxh Bush, nëse republikani Mitt Romney zgjidhet president. Të paktën kështu sugjerojnë rezultatet e një sondazhi të fundit, publikuar të martën.
 Vetëm 1 në 20 persona të pyetur në Britaninë e Madhe, Francë e Gjermani nga agjencia YouGov kishin një vështrim pozitiv për kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të 12 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
 Sondazhi me më shumë se 12 mijë njerëz në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Pakistan dhe Kinë, u përgatit nga forumi i YouGov-Cambridge, gjatë javës. Rezultatet janë një shenjë se dashamirësia ndaj presidentit Barack Obama ka rënë farë pak që nga fjalimi i tij i vitit 2008 në Berlin gjatë të cilit premtoi restaurimin e reputacionit të Amerikës në skenën botërore. 
 Europianët besojnë tek Obama edhe pse katër vjet më vonë, burgu Guantanamo mbetet i hapur dhe Shtetet e Bashkuara sërish janë të angazhuara në operacione ushtarake në Afganistan.
 Por, ndërsa europianët kanë reagim të fortë negativ kundër Romney-it, perspektiva e mbërritjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë është pritur me më pak mosbesim në Pakistan, ku rreth 13 për qind e të anketuarve thanë se kjo di t'i bënte më pozitivë drejt Shteteve të Bashkuara.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.