Demonstrata anti-amerikane në Egjipt e Libi

Postuar në 12 Shtator, 2012 04:54

Një shtetas amerikan u vra dhe një tjetër u plagos dje në Libi ndërsa një grup militantësh sulmoi konsullatën amerikane në Bengazi, gjatë një proteste kundër një filmi që ata thonë se fyen Islamin. Një turmë e zemëruar e mbledhur jashtë konsullatës i vuri zjarrin ndërtesës. Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi sulmin dhe tha se qeveria është duke punuar me libianët që të sigurojnë kompleksin. Me anë të një deklarate, Departamenti i Shtetit tha se SHBA dënon "në termat më të ashpër këtë sulm në misionin tonë diplomatik." Demonstrata anti amerikane kundër filmit u zhvilluan edhe jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Protestuesit në të dy vendet thonë se filmi i prodhuar në Shtetet e Bashkuara është fyes për profetin Muhamed. 

Të paktën 2.000 demonstrues u mblodhën jashtë ambasadës në kryeqytetin egjiptian. Disa protestues hypën mbi mur, ulën flamurin amerikan dhe e zëvendësuan atë me një flamur islamik. Demonstratat vazhduan në mbrëmje. Një zyrtar në ambasadë i tha Zërit të Amerikës se të gjithë të punësuarit në kompleks ishin të sigurt. Nuk është e qartë nëse dy incidentet ishin të bashkërenduara. Raportet e mediave thonë se filmi rreth profetit Muhamed u financua nga anëtarët e grupit të mërgimtarëve kopt të krishterë të Egjiptit. 
 

Protestat përkuan me 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.