Arkiv-Lajme të përditësuara

Indi, greva paralizon vendin

Postuar në 20 Shtator, 2012 06:40

 

Partitë e opozitës dhe sindikatat në Indi po mbajnë një grevë njëditore kundër planeve të qeverisë për të hapur sektorin e shitjeve me pakicë në zinxhiret globale të supermarketeve. 

Greqi, grevë e transporteve, Athina në kaos

Postuar në 20 Shtator, 2012 06:38

 

Ditën e enjte Athina është sërish gjysmë e paralizuar për shkak të një greve 24-orëshe të njoftuar nga punëtorët e trenave urbanë, metrove dhe trameve. 

Zemërimi për reduktimin e pensioneve, protestë e ushtarakëve në Greqi

Postuar në 19 Shtator, 2012 16:14

 

Oficerët ushtarakë në pension protestuan jashtë parlamentit mbi reduktimet e  mëtejshme të pensioneve. Zemërimi i ushtarakëve në pension është përkthyer në një seri sharjesh dhe mallkimesh ndaj një politikani të djathtë i cili tentoi t'i drejtohej turmës për të shpjeguar masat shtrënguese aktuale dhe ato që do të vijnë. Veteranët kishin mbërritur nga e gjithë Greqia për protestën e disatë para parlamentit në Athinë.

Gjeorgji, protesta popullore pas videoskandalit

Postuar në 19 Shtator, 2012 15:34

Protesta të fuqishme anti-qeveritare janë duke u mbajtur në Republikën ish-Sovjetike të Gjeorgjisë, pasi një video amatore tregoi se si dhunoheshin të burgosurit nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. 

Në video, gardianë me uniformë paraqiten duke rrahur në mënyrë brutale disa të burgosur, ndërsa njëri prej tyre abuzohej seksualisht.

Ministri i Brendshëm, nga i cili varen burgjet, paraqiti dorëheqjen e tij disa orë pasi video u transmetua nga një televizion kombëtar mbrëmjen e së martës.

Greqi, Avramopulos: Për kufirin detar kemi rënë një herë dakord

Postuar në 19 Shtator, 2012 15:29

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, deklaroi në parlament se marrëveshja për kufirin detar që është arritur me Shqipërinë, duhet të zbatohet. 

“Tema e marrëveshjes së vitit 2009, për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet, duke aplikuar të gjithë ato, për të cilat është rënë dakord”, tha Avramopulos gjatë fjalës së tij para deputetëve grekë. 

Aleanca Kuqezi: Kemi hapur dosje penale për ministrin Imami

Postuar në 19 Shtator, 2012 04:45

 Aleanca Kuqezi ka ngitur sot një sërë akuzash ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. 

Me anë të një deklarate të bërë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesit e AK, e kanë akuzuar Imamin për shitjen e detit e armatimeve, ndërsa shtojnë se ai është njëri nga ministrant për të cilët AK, pretendon se po përgatit dosje hetimi. 

Greqi, përçarje për reformat

Postuar në 19 Shtator, 2012 04:43

 

Në Athinë vazhdojnë ethshëm takimet mes përfaqësuesve të qeverisë greke dhe të dërguarve të Trojkës për arritjen e një marrëveshje për shkurtime të tjera financiare në Greqi. 

Kreditorët ndërkombëtarë kërkojnë nga Athina hartimin e një plani që do të reduktojë 11.5 miliard euro në mënyrë që të lëvrojë këstin e radhës të ndihmës financiare.

Shkak i ngërçit janë bërë edhe kundërshtitë brenda vetë koalicionit qeveritar që është i përçarë përsa i takon planit financiar të hartuar nga Ministri i Financave, Giannis Sturnaras.

Videoja, Romney kundër paqes në Lindjen e Mesme

Postuar në 19 Shtator, 2012 02:09

Një tjetër pjesë e videos së fshehtë që tregon Mitt Romneyn duke diskretituar mbështetësit e Barak Obamës ka dalë në dritë, e këtë herë zbardh komentet e ashpra të kandidatit republikan në drejtim të palestinezëve. 

Sindikata e arsimit: Lëvizje të pamotivuara për mësuesit

Postuar në 19 Shtator, 2012 02:06

Kreu i Federatës së Sindikatave të Arsimit, Xhaferr Dobrushi i kërkon MASH-it të ndalë fenomenin e lëvizjes masive të mësuesve. Ai thotë se lëvizjet e pamotivuara shkelin dispozitat e kontratës kolektive.

"Largimet nga puna të mësuesve më të aftë, veçanërisht në gjimnaz dhe zvendësimi i tyre me persona jo të kualifikuar kërcënon cilësinë në arsim", është shprehur Dobrushi në një konferencë për shtyp. Sipas tij transferime po kryhen në Mallakastër, Mirditë, Has, Gramsh dhe Librazhd.

 

Albanian Screen 

Francë: Karikaturat e Muhammed do shokojnë të gjithë

Postuar në 19 Shtator, 2012 02:05

 E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo paralajmëron se do të publikojë karikatura të profetit Muhamed në edicionin e fundit të revistës. Botuesi i së përjavshmes, dikur një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë ata që duan të jenë të shokuar”. 

Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri.“Kryministri konfirmon kundërshtimin e tij përballë cdo ekscesi dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, bën me dije zyra e kryeministrisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara