Zemërimi për reduktimin e pensioneve, protestë e ushtarakëve në Greqi

Oficerët ushtarakë në pension protestuan jashtë parlamentit mbi reduktimet e mëtejshme të pensioneve. Zemërimi i ushtarakëve në pension është përkthyer në një seri sharjesh dhe mallkimesh ndaj një politikani të djathtë i cili tentoi t'i drejtohej turmës për të shpjeguar masat shtrënguese aktuale dhe ato që do të vijnë. Veteranët kishin mbërritur nga e gjithë Greqia për protestën e disatë para parlamentit në Athinë.
"Vjedhës! Hajdutët!" bërtitën ata ndërsa lideri i Grekëve të pavarur formacion i krahut të djathtë Panos Kamennis mbërriti në demonstratë. Politikani u largua menjëherë nga zona.
Qeveria greke po përfundon një paketë shkurtimesh të shpenzimeve e cila do të përfshijë reduktime të mëtejshme në pensione dhe paga. Pas javësh bisedimeve midis liderëve të koalicionit qeveritar dhe përfaqsuesve të trojkës paketa pritet të shpallet në ditët e ardhshme. Kryeministri Antonis Samaras ka premtuar se këto do të jenë masat e fundit të dhimbshme.
Partnerët evropianë kanë lavdëruar qeverinë e re për vendosmërinë e saj për të vazhduar me reformat, por janë duke pritur për të parë zbatimin e tyre, ndërsa vala e zemërimit publik nuk ndalet. Sindikatat kryesore të Greqisë janë duke planifikuar një grevë të përgjithshme javën e ardhshme, kur paketa e masave do të shkojë në parlament. Albanian Screen
Add new comment