Arkiv-Lajme të përditësuara
Kule: Shkencat mungesë ambientesh, mësim deri në orën 20.00
Mungesa e ambienteve do ti shoqërojë studentët e universitetit të Tiranës, edhe këtë vit akademik. Ky problem do të jetë më shqetësues për fakultetin e shkencave të natyrës, i cili ka një numër në rritje këtë vit të studentëve që kanë kërkuar të ndjekin degët e teknologjisë së informacionit. Megjithatë përballë kësaj situate, drejtuesit e universitetit të Tiranës kanë filluar të marrin masa, të shfrytëzojnë në maksimun deri në orën 8.00 të darkës ambientet ekzistuese deri në marrjen e ambienteve me qera nëse do të jetë e nevojshme.
Apple shënon rekord shitjesh të iPhone 5
Brenda një ore nga nisja e shitjeve online të versionit të ri iPhone 5, që pritet të dalë në shitje në dyqanet e Apple më 21 shtator, kompania ka shënuar rekord duke i shitur të gjithë telefonat me porosi.
Dyqani online bëri me dije vetëm një ore pas nisjes së shitjeve se porositë e reja nuk do të mund të bëhen deri më 28 shtator, një javë pasi smartfoni të dalë zyrtarisht nëpër dyqane. Gjenerata e gjashtë e iPhone përmban një ekran më të madh se paraardhësit dhe është dy herë më i shpejtë, si dhe mundëson qasje në rrjetin e avancuar LTE, aty ku është në dispozicion.
Skandal në Francë: 50% e barnave të pa efektshme, 5% të rrezikshme
Dy doktorë të njohur francezë, në librin e tyre të botuar, para pak kohësh, kanë shkruar se gjysma e barnave në Francë janë “të paefektshme”, përderisa 5% e tyre janë të rrezikshme! Ata konsiderojnë se industria farmaceutike në treg hedh barëra të cilët nuk kanë kurrfarë efekti kurues, e të cilat tatimpaguesve në vit u kushtojnë 10 miliardë euro.
Perëndimi, thirrje për t’u dhënë fund protestave
Vendet perëndimore kanë apeluar për t'i dhënë fund protestave të dhunshme që synojnë ambasadat e tyre, shkaktuar nga një film që fyen Profetin Muhamed.
Bashkimi Europian u kërkoi udhëheqësve të vendeve arabe dhe myslimane për të "bërë menjëherë thirrje për paqe dhe maturi".
SHBA-të kanë dërguar marinsa për të mbrojtur ambasadën e tyre në Khartum dhe i ka bërë thirrje Sudanit për të mbrojtur diplomatët e huaj.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur në protestat në Khartum, Tunis dhe Kajro të premten dhe ekziston frika e trazirave të mëtejshme.
Inspektim muzeve. Galeritë keqmenaxhohen, ajo e Korçës jashtë funksionit
Galeritë e artit dhe muzetë nëpër rrethe vuajnë nga personeli i pakualifikuar, mungesa e rregulloreve dhe vullnetit të mirë të kryetarëve të bashkive. Komisioni i Inspektimit i ngritur nga ministria e Kulturës ka përfunduar fazën e parë të kontrollit në disa bashki kryesore, inspektim i cili, do të përcaktojë edhe masat apo ndërhyrjet që do të marë ministria ndaj atyre që nuk plotësojnë standartet.
Gjuha shqipe në fakultete, nga tetori hyn si lëndë e re
Me nisjen e vitit të ri akademik më 8 tetor, në të gjitha fakultet e vendit hyn për herë të parë si lëndë shtesë edhe gjuha shqipe. Kjo risi vjen, pas kërkesave të shumta të drejtuesve të fakulteteve të ndryshme, duke parë se njohuritë për gjuhën po zhduken. Drejtuesit e fakultetit të Histori- Filologjisë e përkrahin këtë nismë, por thonë se gjuha shqipe duhet të jetë e detyruar për të gjitha fakultetet. Vetëm kështu mund të rritet interesi për ta njohur këtë gjuhë në të gjitha format e saj.
Rritet çmimi i naftës
Shqetësimi se trazirat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut mund të kërcënojne furnizimet me karburant, ka shkaktuar rritjen e çmimit të naftës, duke iu afruar 100 dollarëve për fuci.
Çmimi i arit të zi arriti nivelin më të lartë të katër muajve të fundit. Ekspertët thonë se shkak për rritjen e çmimit të naftës janë edhe masat stimuluese të ndermarra Rezerva Federale Amerikane. Kështu nafta bruto arriti ne 99.75 dollareë për fuci në bursën tregtare të Nju Jorkut dhe 99.38 dollarë në Londër.
"Lehtësim sasior", Banka e SHBA, pompim parash në ekonomi
Protestat anti-amerikane
Nga Lindja e Mesme në Afrikën e Veriut po shton forcë dhuna anti-amerikane që kulmoi të mërkurën me vrasjen e ambasadorit amerikan, Kristofer Stevens në konsullaten e Bengazit në Libi. Protestat nisën pas publikimit të filmit "Pafajsia e Myslimanëve".
Në Kajro, protestuesit qëlluan me gurë kordonin e policisë jashte ambasades amerikane. Sic raportohen te pakten 70 persona u plagosen gjate protestave qe vazhdojne prej se martes.
12 fëmijë "shpëtojnë" nga rruga, shfrytëzoheshin që 3 vjeç