Kule: Shkencat mungesë ambientesh, mësim deri në orën 20.00

Postuar në 15 Shtator, 2012 07:09

Mungesa e ambienteve do ti shoqërojë studentët e universitetit të Tiranës, edhe këtë vit akademik. Ky problem do të jetë më shqetësues për fakultetin e shkencave të natyrës, i cili ka një numër në rritje këtë vit të studentëve që kanë kërkuar të ndjekin degët e teknologjisë së informacionit. Megjithatë përballë kësaj situate, drejtuesit e universitetit të Tiranës kanë filluar të marrin masa, të shfrytëzojnë në maksimun deri në orën 8.00 të darkës ambientet ekzistuese deri në marrjen e ambienteve me qera nëse do të jetë e nevojshme.

"Kemi vështirësi sidomos tek fakulteti i Shkencave të Natyrës pasi ky fakultet këtë vit ka një rritje të dallueshme të numrit të studentëve, sidomos në degët e kërkuara, ato që lidhen me teknologjinë e informacionit. Janë në proces rikonstruksioni disa ambiente të vetë fakultetit, kemi dhe një ambient që nuk mbyllet dot me fillimin e vitit të ri akademik, ish ndërmarja ushtarake që qeveria na e ka vënë në dispozicion, por që duhet të bëhet rikonstruksioni", thotë Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës. 

Zgjidhja e vetme thotë Dhori Kule do të jetë kampusi, një projekt që tashmë ka përfunduar, por pritet ende leja e ndërtimit për të filluar punimet. Nga ana tjetër shprehet rektori, edhe këtë vit pedagogët do të përballen me ngarkesën mësimore.

"Pedagogët kanë tejkalim ngarkese, për këtë marrin shtesë sepse unë e kam shpjeguar që ne me pedagogët e brendshëm mbulojmë rreth 45 për qind të volumit të punës në të gjitha ciklet e studimit. Pra, ata pedagogë që ne kemi, 1050 pedagogë mbulojnë këtë volum pune me ngarkesë arsimore. Pjesën tjetër ata e mbulojnë duke tejkaluar ngarkesën dhe duke marr pedagogët e jashtëm", vijon Kule.

Për këtë vit akademik, universiteti i Tiranës do të presë rreth 15 mijë studentë të rinj, në nivelin Bachelor si dhe master shkencor e profesional. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.