Rritet çmimi i naftës

Postuar në 14 Shtator, 2012 16:19

Shqetësimi se trazirat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut mund të kërcënojne furnizimet me karburant, ka shkaktuar rritjen e çmimit të naftës, duke iu afruar 100 dollarëve për fuci. 

Çmimi i arit të zi arriti nivelin më të lartë të katër muajve të fundit. Ekspertët thonë se shkak për rritjen e çmimit të naftës janë edhe masat stimuluese të ndermarra Rezerva Federale Amerikane. Kështu nafta bruto arriti ne 99.75 dollareë për fuci në bursën tregtare të Nju Jorkut dhe 99.38 dollarë në Londër. 

Nga ana tjetër dollari vazhdon të pësojë rënie për të katërtën ditë radhazi duke rritur kërkesën e investitorëve për të blerë produkte të emërtuara në monedhën amerikane. Dollari ra në 1.3 kundrejt euros, duke arritur kështu nivelin më të ulët që nga maji. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.