Skandal në Francë: 50% e barnave të pa efektshme, 5% të rrezikshme

Postuar në 15 Shtator, 2012 05:18

 Dy doktorë të njohur francezë, në librin e tyre të botuar, para pak kohësh, kanë shkruar se gjysma e barnave në Francë janë “të paefektshme”, përderisa 5% e tyre janë të rrezikshme! Ata konsiderojnë se industria farmaceutike në treg hedh barëra të cilët nuk kanë kurrfarë efekti kurues, e të cilat tatimpaguesve në vit u kushtojnë 10 miliardë euro. 

Ish drejtori i spitalit “Neker” në Paris, Filip Evan dhe doktori Bernar Debre në librin e tyre kanë shkruar se buxheti i shtetit do të mund të kursehej shumë e mësipërme, sikur nga lista e barërave të cilat mbulohen nga sigurimet shëndetësore të hiqeshin ato të rrezikshmet ose ato pa asnjë efekt kurues, raporton Kosovapress. 

Ata kanë analizuar 4000 barëra franceze dhe kanë fituar këto rezultate – 50% pa asnjë efekt kurues, 20 % vështirë të mund të tolerohen, përderisa 5% kanë kundër efekte! 

Sipas tyre, midis barërat më të rrezikshme ndodhen edhe ato për sëmundjet kardiovaskulare, ato kundër duhanit si dhe kontraceptivët. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.