Greqi, përçarje për reformat

Postuar në 19 Shtator, 2012 04:43

 

Në Athinë vazhdojnë ethshëm takimet mes përfaqësuesve të qeverisë greke dhe të dërguarve të Trojkës për arritjen e një marrëveshje për shkurtime të tjera financiare në Greqi. 

Kreditorët ndërkombëtarë kërkojnë nga Athina hartimin e një plani që do të reduktojë 11.5 miliard euro në mënyrë që të lëvrojë këstin e radhës të ndihmës financiare.

Shkak i ngërçit janë bërë edhe kundërshtitë brenda vetë koalicionit qeveritar që është i përçarë përsa i takon planit financiar të hartuar nga Ministri i Financave, Giannis Sturnaras.

Demokratët e Majtë kundërshtojnë masat e tjera shtrënguese dhe kërkojnë më shumë kohë për realizimin e tyre. Por pikërisht koha është ajo që u mungon grekëve. Ndërkombëtarët, e vecanërisht Gjermania, refuzojnë t’i japin më shumë kohë Athinës.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.