Ikin të verbërit, Tafaj: Kërkojnë azil në Belgjikë

Postuar në 12 Shtator, 2012 08:01

 

Me dhjetëra persona të verbër nga Shqipëria kanë kërkuar azil në Belgjikë, vetëm gjatë muajit të fundit. Ata e kanë argumentuar kërkesën për azil duke u shprehur se në Shqipëri u cënohen dhe u shkelen të drejtat e tyre si persona me aftësi të kufizuara. Numri i këtyre azilkërkuesve do të vazhdojë të rritet edhe më tej, pasi disa dhjetëra kërkesa të tjera janë në proces. Shoqata e të Verbërve, duke shprehur indinjatë, thotë se institucionet e qeverisë janë përgjegjëse kryesore për këtë emigrim të detyruar, pasi vendimet më të fundit për kufizimin e rimbursimit për energjinë elektrike, telefoninë dhe karburantin, kanë vështirësuar edhe më tej jetesën e të verbërve. "Ne i kuptojmë motivet e largimit, ata janë pasojë e një gjendje të pashpresë të krijuar vitet e fundit si rezultat i përkeqësimit të të drejtave nga ndryshimi i legjislacionit dhe reduktimit të programeve sociale, por gjithsesi jemi të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet dhe problemet të zgjidhen në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare", tha Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së të Verbërve. Shoqata e të Verbërve ka reaguar gjithashtu edhe ndaj disa akteve të dhunshme që u janë bërë institucioneve të saj nga persona të paidentifikuar ditët e fundit. Raste të tilla kanë qenë vjedhja e gjeneratorit dhe transformatorit në qendrën e tyre në Vaqarr, si edhe dëmtimi i disa objekteve në Qendrën për të Verbërit në Tiranë. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.