"Jo diktat nga BE", Spanja nuk pranon ndihmë me kushte

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy përsëriti se Spanja nuk e ka vendosur ende nëse do të kërkojë ndihmë nga Evropa, por sipas tij, është e sigurt se në asnjë rast spanjollët nuk do të pranojnë t'u diktohet agjenda e shkurtimeve të kërkuara. Që nga muaji mars për Madridin është gati, një plan evropian prej 100 miliardë euro për të shpëtuar bankat iberike.
"Nuk do të them se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhen kaluar,-tha Rajoy,-thjesht mendoj se kemi nevojë për të ulur borxhin publik, është angazhimi ynë dhe sfida kryesore, e para e detyrimeve tona për vitin e ardhshëm. Sigurisht që nuk më pëlqen dhe nuk do të pranojmë që të na thonë se cilat janë politikat specifike, ku nevojiten shkurtime. Unë mendoj se Spanja duhet të reduktojë defiçitin publik si Franca dhe shumë vende të tjera në Bashkimin Evropian."
Deklaratat e Rajoy vijnë në një klimë mjaft të tensionuar e të mbushur me protesta, ndërsa familjet kundërshtonjë rritjen e TVSH-së për shkollat e arsimin nga 18-21 për qind. Në recesion dhe me papunësi mbi 24 për qind, Spanja ka filluar një program të ashpër shkurtimesh e synon të kursejë mbi 100 miliardë deri në vitin 2014.
Albanian Screen
Add new comment