Arkiv-Lajme të përditësuara

Rikthehet trojka, protestuesit grekë përsëri në sheshe

Postuar në 03 Tetor, 2012 12:37

 

Një protestë me motorë kundër masave shtrënguese në Athinë, ndërsa negociatat me trojkën vazhdojnë, është demonstrata më e fundit kundër qeverisë në Athinë. Marrëveshja me kreditorët ndërkombëtarë për shkurtimet buxhetore në këmbim të një kësti të ri të ndihmës prej rreth 31 miliardë eurosh është ende larg, ndonëse trojka është kthyer përsëri, në mes të protestave të forta në Athinë. 

65 mijë përdorues droge. OKB, shqetësim për Shqipërinë

Postuar në 03 Tetor, 2012 12:34

Rreth 65 mijë shqiptarë janë përdorues të drogave, ndërsa prej tyre, rreth 8 mijë janë përdorues prej shumë vitesh. Sipas raportit të fundit të publikuar për Shqipërinë nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Drogën dhe Krimet, nga viti në vit numri i përdoruesve ka ardhur duke u rritur. Gjithashtu në rritje ka ardhur edhe numri i atyre që vdesin nga mbidoza, nga 1 përqind në 3 përqind. Më shumë se 80 përqind  e përdoruesve e marrin drogën me injektim, ndërsa 20 përqind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30 përqind nga Hepatiti C. 

Serbia ndalon Gay Pride

Postuar në 03 Tetor, 2012 12:31

Ashtu sic edhe pritej, autoritetet serbe ndaluan Gay Pride, paradën e komunitetit homoseksual serb e planifikuar për t’u mbajtur të shtunën e ardhshme. 

Ndalimi u komunikua nga Ministri i Brendshëm i qeverisë së Ivica Daçiç për arsye sigurie dhe për të ruajtur qetësinë publike. Parada përbën një rrezik serioz për trazira në Beograd, por edhe në qytetet e tjera, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme serbe.

Kriza e borxheve, Franca e Finlanda kërkojnë zgjidhje të shpejta

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:47

 

Itali, protestë e rrallë mbi kupolën e Katedrales së Shën Pjetrit!

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:42

Ka fjetur mbi kupolën e Shën Pjetrit një sipërmarrës nga Trieste, i cili dje në Romë u ngjit mbi Kupolën e Madhe për herë të dytë pas dy muajsh. 

Marcello Di Finizio, i cili nga ora 17:00 e ditës së djeshme po zhvillon protestën e tij mbi tempullin e krishtërimit, pasi arriti që të hipte përmes njërës nga dritareve deri në majë të një prej Kupolave të Mëdha, vendosi edhe një banderolë gjigante ku shkruhej: ''Ndihmë!!! Ndal Montit, ndal Evropës, ndal multinacionalizmave. Po na zhdukni të gjithëve. Zhvillimi??? Kjo është një masakër sociale''. 

Lagarde: Kina dhe Japonia të angazhohen për ekonominë

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:50

 

Roma e paralizuar nga grevat

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:48

Një grevë 24-orëshe në Romë i la pasagjerët në radhë të gjata për taksi në rrugët e kryeqytetit italian. Punonjësit e transportit publik pezulluan punën për një ditë duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj pagave aktuale dhe kushteve të punës. 

Autobuzët, tramvajet e metrotë nuk lëvizën nëpër kryeqytet, ku për banorët u ofruan vetëm disa shërbime të vogla alternative. 
   
“24 orë grevë, është pak si shumë. Është një kohë e gjatë që krijon mjaft telashe”, tha një qytetar.

Euro dhe dollari zhvlerësohen ndaj lekut

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:45

Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat euro dhe dollarë shënuan sot një zhvlerësim të lehtë ndaj monedhës kombëtare lekë, duke e rikthyer atë në "ditët" e mira. 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, në Bankën e Shqipërisë, pas një rritjeje të shpejtë prej gati dy javësh, monedha e përbashkët euro po humb pikë ndaj lekut shqiptar që prej fundjavës së kalur. 

"Balkan tale", 5 artistë ekspozojnë fotot e tyre

Postuar në 02 Tetor, 2012 15:53

 

Për të dëshmuar mbi pasurinë që na bashkon pesë fotografë nga pesë vende të Ballkanit rrëfejnë nëpërmjet fotografisë një "Përrallë Ballkanike". Ekpsozita me titull "Balkan Tale" e çelur në minitrinë e Kulturës ka bashkuar  artistë të njohur të fotografisë si Juta Benzenberg, Ivan Petrovic apo Kamilo Nolas. Fotografët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Greqia kanë fokusuar nëpërmjet aparatit monumentet më përfaqësuese që kanë mbetur në këto vende ballkanike nga arkitektura dhe kultura otomane.

UNESCO: Analfabetizmi në Bosnje në nivelin e vendeve afrikane

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:52

 Bosnje-Hercegovina gjendet në nivelin e shteteve të pazhvilluara afrikane përsa i përket gjendjes së analfabetizmit, ku 15 për qind e banorëve nuk kanë mbarur arsimin fillor, tregojnë të dhënat e UNESCO-s. 

Pa arsim fillor të përfunduar mes banorëve në moshën 25-35 vjeç në qytetet e Bosnjes janë rreth 7,75 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave. 

Kjo përqindje është më e madhe në rrethinat e qyteteve, ku 16 për qind nga burrat dhe 45,5 për qind nga gratë janë analfabetë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara