Itali, protestë e rrallë mbi kupolën e Katedrales së Shën Pjetrit!

Ka fjetur mbi kupolën e Shën Pjetrit një sipërmarrës nga Trieste, i cili dje në Romë u ngjit mbi Kupolën e Madhe për herë të dytë pas dy muajsh.
Marcello Di Finizio, i cili nga ora 17:00 e ditës së djeshme po zhvillon protestën e tij mbi tempullin e krishtërimit, pasi arriti që të hipte përmes njërës nga dritareve deri në majë të një prej Kupolave të Mëdha, vendosi edhe një banderolë gjigante ku shkruhej: ''Ndihmë!!! Ndal Montit, ndal Evropës, ndal multinacionalizmave. Po na zhdukni të gjithëve. Zhvillimi??? Kjo është një masakër sociale''.
Marcello theksoi se protesta e tij është kundër masave shtrënguse të Italisë dhe Bashkimit Europian.
Alex Giuzio, një mik i tij tha se Marcello zotëron një bar në plazh, por asnjë nuk i shkon. Di Finizio ka organizuar protesta publike kundër disa planeve të ndërmarra nga qeveria italiane, ku gjatë një proteste të shkurtër në korrik, ai kërkoi një takim me ministrin e Turizmit.
Ballkanweb.com
Add new comment