Rikthehet trojka, protestuesit grekë përsëri në sheshe

Një protestë me motorë kundër masave shtrënguese në Athinë, ndërsa negociatat me trojkën vazhdojnë, është demonstrata më e fundit kundër qeverisë në Athinë. Marrëveshja me kreditorët ndërkombëtarë për shkurtimet buxhetore në këmbim të një kësti të ri të ndihmës prej rreth 31 miliardë eurosh është ende larg, ndonëse trojka është kthyer përsëri, në mes të protestave të forta në Athinë.
Qindra punonjës komunalë nuk ngurruan t'u hipnin motorëve në protestën e radhës për të ngritur zërin kundër kundër reduktimeve të pagave dhe shkurtimeve në fondet për komunat. Tramvajet në kryeqytet u ndalën për rreth 6 orë, ndërsa grevë është paralajmëruar dhe nga punonjësit e sektorit shëndetësor.
Protesta kundër masave shtrënguese e shkurtimit të vendeve të punës janë mbajtur dhe në kryeqytete të tjera evropiane si Bruksel, Paris e Lisbonë. Albanian Screen
Add new comment