"Balkan tale", 5 artistë ekspozojnë fotot e tyre

Për të dëshmuar mbi pasurinë që na bashkon pesë fotografë nga pesë vende të Ballkanit rrëfejnë nëpërmjet fotografisë një "Përrallë Ballkanike". Ekpsozita me titull "Balkan Tale" e çelur në minitrinë e Kulturës ka bashkuar artistë të njohur të fotografisë si Juta Benzenberg, Ivan Petrovic apo Kamilo Nolas. Fotografët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Greqia kanë fokusuar nëpërmjet aparatit monumentet më përfaqësuese që kanë mbetur në këto vende ballkanike nga arkitektura dhe kultura otomane.
"Mesazhi që kjo ekspozitë kërkon të përcjellë është fakti që Ballkani nuk ka vetëm sherre e përçarje por ka pasur dhe pika përbashkuese. Ka pasur dhe një kulturë, le të themi nën ombrellën e perandorisë osmane, që i ka bashkuar këto popuj dhe i ka bërë që ta shohin kontaktin e tyre me natyrën, arkitekturën, me zakonet në mënyrë shumë të ngjashme. Sot e gjithë kjo trashëgimi e madhe është në një rrezik zhdukje të shpejtë. Ritmet e zhdukjes si rezultat i zhvillimit janë përshpejtuar në vende që kanë dalë vonë nga varfëria, siç është Shqipëria", shprehet, arkitekti e studiuesi, Artan Shkreli.
Sipas tij, kjo ekspozitë nuk i drejtohet më institucioneve, por është një thirrje për vetë qytetarët.
"Këtu flitet për të brë një përpjekje, për të shpëtuar atë çka mbetet dhe për të sensibilizuar brezat e rinj me rëndësinë që paraqet kjo trashëgimi, për vetëdijën e tyre dhe për vetëdijen rreth vendit sepse njohja e monumenteve do të thotë t'i duash ato", u shpreh Shkreli.
Ekspozita, e cila është pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian, do të çelet edhe përgjatë rrugës pedonale "Murat Toptani" në kryeqytet.
"Balkan Tale" ka pasur jehonë në të gjitha mediat ballkanike pas çeljes në Serbi, Greqi, Kosovë e Maqedoni.
Zonja Bomberger propozoi rrugë konkrete për bashkëpunimin dhe tërheqjen e donacioneve ndërkombëtare për këtë proces kaq të rëndësishëm duke theksuar se nga një projekt i tillë Shqipëria do të përfitojë dhe në drejtim të rritjes të ekspertizës shkencore ligjore për hetimin dhe identifikimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen nëpërmjet krijimit të një baze moderne të dhënash, laboratorësh shkencorë modernë dhe kualifikim të personelit përkatës sipas metodave bashkohore.
Kryeministri pasi e falenderoi zonjën Bomberger shprehu gatishmërinë për mbështetjen edhe financiare të kësaj ndërmarrje kaq të rëndësishme. Albanian Screen
Add new comment