Arkiv-Lajme të përditësuara

Papunësia, shtohen aplikimet për asistencë në SHBA

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:15

 

Presidenti Obama agresiv në fushatë pas debatit të parë

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:10

Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni, iu kthyen përsëri fushatës dje, një ditë pas debatit, për të cilin shumë analishtë thonë se ishte fitore për zotin Romni. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain na informon se presidenti po punon për të rikuperuar paraqitjen e tij në debatin e të mërkurës, i cili la të zhgënjyer shumë nga përkrahësit e tij. 

“CNN”: Valë e re militantësh në vendet arabe

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:06

Ngjarjet pas Pranverës Arabe kanë krijuar prurje të mëdha të forcave të militantëve në vendet islamike, duke u shndërruar në një problem të madh për sigurinë botërore. 

Alarmin për një rigjallërim të lëvizjeve fondamentaliste islamike e raportoi ditën e premte në një kryeartikull e përditshmja amerikane “Wall Street Journal”, përcjellë nga rrjeti “CNN”.

Në javët kaotike pas revolucionit egjiptian, me mijëra të burgosur arritën të arratiseshin.

Midis tyre, disa qindra ishin militantë islamikë, të cilët u bashkuan me radhët e organizatave militante.

Serbi, KE e shqetësuar për anullimin e paradës gay

Postuar në 05 Tetor, 2012 04:59

Një zyrtar i lartë europian për të drejtat e njeriut shprehu “shqetësim të thellë” për vendimin e marrë së fundmi nga autoritetet serbe, që vendosën të mos lejojnë mbajtjen e një parade të krenarisë homoseksuale në kryeqytetin Beograd. 

Vendimi i qeverisë së Daçiç u justifikua me kërcënimin që një manifestim i tillë do t’i paraqiste sigurisë publike.

Keith Whitmore, i Këshillit të Europës, në një deklaratë i kërkoi Beogradit që të rimarrë në konsideratë këtë vendim, ndërsa e cilësoi refuzimin si një hap pas në procesin e integrimit të vendit në BE.

Rënia e Murit të Berlinit, debate për muzeun e Luftës së Ftohtë

Postuar në 04 Tetor, 2012 12:44

Më shumë se dy dekada pas rënies së Murit të Berlinit, ndryshimet në pikëpamjet sesi duhet paraqitur e kaluara e Luftës së Ftohtë, kanë vonuar planet për ndërtimin e muzeumit të ri tek pikëkontrolli i famshëm "Checkpoint Charlie". Çdo ditë, mijëra turistë vizitojnë vendin e përballjes historike midis tankeve sovjetike dhe atyre amerikane në vitin 1961 në qendër të Berlinit, tashmë kryeqytet i Gjermanisë së ribashkuar. 

UNICEF, Palm: Shërbimet sociale nuk shkojnë për ata që kanë nevojë

Postuar në 04 Tetor, 2012 12:43

 

Shërbimet sociale në Shqipëri nuk u shkojnë atyre që kanë më shumë nevojë. Konstatimi ka ardhur nga shefi i UNICEF-it, Detlef Palm, i cili gjatë një takimi për reformimin e shërbimeve sociale, ka sugjeruar politika dhe legislacion më të qartë dhe më të plotë në këtë drejtim. 

Qeveria e Kosovës rrit pensionet me rreth 40%

Postuar në 04 Tetor, 2012 12:33

Qeveria e Kosovës në mbledhjen së enjtes ka marrë vendim që të rriten pensionet e pensionistëve kontributdhënës, pensioneve bazike dhe pensioneve të personave me aftësi të kufizuar. 

Kategoria e kontributdhënsve përfitojnë rritje prej 40% ndërsa dy të tjerat nga 33.3%. Rritja vlen për tërë këtë vit, pra 2012, ndërsa një pjesë e shumës do t’u ipet në mënyrë retroaktive, pjesa tjetër nga janari i vitit 2013. 

Rritje taksash. Portugali, masa për uljen e defiçitit

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:23

 

Ministri i Financave të Portugalisë njoftoi rritje të mëdha të taksave në një përpjekje për t'u përballur me defiçitin e vendit. Vitor Gaspar tha se qeveria portugeze do të rrisë taksat në mënyrë që të garantohet se do të mblidhen të ardhura të mjaftueshme për të përmbushur objektivat e ashpra buxhetore si pjesë e masave për  lëvrimin e paketës së shpëtimit me vlerë 78 miliardë euro. 

"Tirana Art Day", në tri ditë, 24 aktivitete për kryeqytetin

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:19

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore për "Tirana Art Day". Artistët më të njohur, aktorë të Hollivudit, modele dhe fotografë me famë botërore do të sjellin për 3 ditë, emocione të jashtëzakonshme. 

Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, stilistët Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer, vijnë në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë me ne, në këtë 100- vjetor të Pavarësisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre, por jo vetëm kaq. 

Çmimet e naftës, rënie në BE dhe Kinë

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:13

 

 Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të mërkurën, pasi të dhënat ekonomike nga Kina dhe Evropa shkaktuan një seri shqetësimesh për kërkesën globale. 

Çmimi i naftës së papërpunuar e planifikuar për t’u shpërndarë në nëntor ra me 3.40 dollarë në 108.17 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u shit me 88.14 dollarë për fuçi, me 3.75 dollarë më ulët. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara