Çmimet e naftës, rënie në BE dhe Kinë

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:13

 

 Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të mërkurën, pasi të dhënat ekonomike nga Kina dhe Evropa shkaktuan një seri shqetësimesh për kërkesën globale. 

Çmimi i naftës së papërpunuar e planifikuar për t’u shpërndarë në nëntor ra me 3.40 dollarë në 108.17 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u shit me 88.14 dollarë për fuçi, me 3.75 dollarë më ulët. 

Në shtator, nafta e papërpunuar arriti pikun me çmimin 117.95 dollarë, që zgjati për katër muaj. Analistët thonë se shumë faktorë që kanë nxitur rritjen e çmimeve, si për shembull tensionet mes Iranit dhe Izraelit, tashmë kanë humbur fuqinë e tyre. 

“Tregjet e energjisë ranë në themelet e tyre natën që kaloi, duke shënuar kështu një rënie dramatike”, deklaroi Justin Harper nga “IG Markets”, në një komunikatë për shtyp. 

Të dhënat nga Kina, të publikuara ditën e mërkurë, ishin një nga faktorët që çuan në rënien e shitjes së naftës dhe artikujve të tjerë. Kjo tregoi se sektori i shërbimeve në Kinë është përhapur me një hap të ngadaltë në shtator. 

Kjo vjen disa ditë pasi të dhënat zyrtare treguan se prodhimi vazhdon të ngadalësohet. Kina është një importues i madh i artikujve të derivateve të naftës dhe një ngadalësim atje do të thotë një rënie e madhe e kërkesës për naftë.  top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.