"Tirana Art Day", në tri ditë, 24 aktivitete për kryeqytetin

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore për "Tirana Art Day". Artistët më të njohur, aktorë të Hollivudit, modele dhe fotografë me famë botërore do të sjellin për 3 ditë, emocione të jashtëzakonshme.
Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, stilistët Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer, vijnë në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë me ne, në këtë 100- vjetor të Pavarësisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre, por jo vetëm kaq.
Në 3 ditë, 24 aktivitete do të zhvillohen në Tiranë. Të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës, historisë, kinematografisë, do të gjejnë atë që duan, në 24 aktivitetet që do të zhvillohen në datat 4, 5 dhe 6 tetor në Tiranë. Festa hapet tek Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në orën 11:00, ndërkohë që kalendari i plotë i festimeve mund të gjendet i afishuar pranë Bashkisë së Tiranës, si dhe në web-in e saj zyrtar.
Ballkanweb.com
Add new comment