Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkeljet e të drejtave të njeriut, Greqia e para në BE

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:43

Shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e BE janë dyfishuar në 5 vitet e fundit. 

Kriza ekonomike dhe vonesat në zbatimin e reformave ligjore në vendet e Evropës kanë minuar të drejtat e personave të dyshuar për vepra të kryera, sipas organizatës jo-fitimprurëse “Fair Trials International”. 

Raporti i fundit i organizatës është i bazuar në të dhënat mbi shkeljen e të drejtave të të akuzuarve, në qendrat e paraburgimit të policisë, në gjykata dhe burgje. 

Fushatë industrializimi në BE

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:40

Komisioni Europian lajmëroi ditën e mërkurë për planet e tij për të nisur një fushatë të re industrializimi të Europës, në mënyrë që industria të rritet deri në 20% të volumit të përgjithshëm ekonomik deri në vitin 2020. 

Ekonomia e BE-së aktualisht mbizotërohet nga shërbimet, me industrinë që përbën vetëm 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 27 anëtarëve.

Sipas Komisionit, vendet e BE-së kanë nevojë për të rikthyer zhvillimin në këtë sektor më shumë se kurrë, në mënyrë që t’i jepet një impuls të ri punësimit.

Debate për albanologjinë, Schmitt: Metodologji e vjetër

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:25

Shkenca e albanologjisë vuan ende mungesën e dialogut midis albanologëve shqiptar dhe atyre të huaj. Katër studiues të njohur kanë diskutuar në një auditor me studentë dhe profesorë shqiptarë gjendjen dhe prespektivën e studimeve në albanologji duke u bazuar në librin që ata kanë botuar "Historia e Shqiptarëve".

Njëri nga katër aurorët, historiani Oliver Schmitt thekson se studimet albanologjike janë ende në ndikimin e izolimit të mëparshëm dhe metodave të vjetëruara të kërkimit.

Taksa e transaksioneve, 11 vende të BE pro zbatimit

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:22

 

Shtypi gjerman: Grekë të dashur, Merkel nuk meriton urrejtjen tuaj!

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:18

Vizita e kancelares Merkel në Athinë dhe reagimet në vend janë sot temë e parë në mediat gjermane. Shumë gazeta gjermane qarkullojnë me tituj rreth vizitës së kancelares gjermane në Greqi, ndërsa në fotografitë qendrore janë Angela Merkel me Antonis Samaras dhe demonstratat në rrugë. 

Revista Focus botoi në gjermanisht dhe greqisht shkrimin me titull "Grekë të dashur, Angela Merkel nuk e meriton urrejtjen tuaj!" 

Pavarësia e Skocisë, në 2014 referendum popullor

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:14

 

 Vjeshta e vitit 2014 do të jetë ajo që do të përcaktojë nëse Skocia do të vijojë të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe apo do të shpallë pavarësinë. 

Pas dështimit të përpjekjeve në bisedimet për të gjetur një zgjidhje pa iu drejtuar votës popullore, Londra është dorëzuar përballë Edinburgut. Ministri britanik për Skocinë, David Mundell deklaroi se “Ëestminster” do t’i japë parlamentit skocez të drejtën për të vendosur nësë Skocia duhet të qendrojë si pjesë e Britanisë së Madhe, apo do të shpallë mëvetësinë.

Merkel pritet me protesta në Athinë. Sulmohet autokolona e kancelares

Postuar në 09 Tetor, 2012 10:52

 

Grekët pazar në Korçë, blejnë mallra shqiptare lirë

Postuar në 09 Tetor, 2012 10:51

Kriza i detyron grekët të vijnë e të bëjnë pazar në Korçë. Sipas tregtarëve dhe fermerëve korcarë cmimi 4-5  herë më i lirë i fruta perimeve në Shqipëri krahasuar me Greqinë është njëri ndër faktorët që ka sjellë dyndjen kryesisht gjatë fundjavës të tregtarëve dhe qytetarëve grekë në tregun e shumicës së korcës. Po ashtu produktet e këtij tregu janë bio; cka vlerësohet shumë prej këtyre blerësve. 

Serbi, papunësia në 26 për qind

Postuar në 09 Tetor, 2012 10:48

Në Serbi ka aktualisht 1 milion e 770 mijë të papunë, por shifra në fjalë po bie gradualisht, ndërkohë që kuota e papunësisë ka arritur në 26.2 për qind. 

Kështu thotë zëvendësministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Radmila Bukumiriç Katiç. 

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, zyrtarja theksoi se 44 për qind e numrit total të të papunëve të regjistruar në Agjencinë Kombëtare të Punësimit janë persona në moshë të re. 

Në të njëjtën kohë, një e treta ka vetëm arsimim dytësor, ndërsa mes të papunëve ka më shumë gra sesa burra. 

Vepra për rilindasin, promovohet studimi për Petro Nini Luarasin

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:21

Jeta, vepra dhe puna e rilindasit Petro Nini Luarasi është përmbledhur në një libër të veçantë përgatitur nga profesori Alfred Uçi, i cili është promovuar të hënën në qytetin e Shkupit.
Libri për mendimtarin martir të Rilindjes Kombëtare kishte mbledhur në një audiencë të posaçme në Shkup, shqiptarë jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Botimi i këtij libri studimor mbi veprën e Petro Nini Luarasit është mundësuar nga Familja Taçi, e njohur për lidhjet dhe kontributin e saj në rilindjen kombëtare. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara