Shtypi gjerman: Grekë të dashur, Merkel nuk meriton urrejtjen tuaj!

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:18

Vizita e kancelares Merkel në Athinë dhe reagimet në vend janë sot temë e parë në mediat gjermane. Shumë gazeta gjermane qarkullojnë me tituj rreth vizitës së kancelares gjermane në Greqi, ndërsa në fotografitë qendrore janë Angela Merkel me Antonis Samaras dhe demonstratat në rrugë. 

Revista Focus botoi në gjermanisht dhe greqisht shkrimin me titull "Grekë të dashur, Angela Merkel nuk e meriton urrejtjen tuaj!" 

Süddeutsche Zeitung shkruan “Merkel u jep kurajo të grekëve”, duke shtuar: "Kancelarja njeh përpjekjet e Athinës duke thënë se sakrifica që ju kërkojmë është e madhe, por rruga e vështirë ia vlen. Dhjetëra mijëra qytetarë në rrugë". 

Frankfurter Allgemeine Zeitung vëren se e tillë pritje kurrë nuk i është bërë Kancelares Merkel; me nderime ushtarake dhe flamuj. Kjo gazetë e titullon shkrimin: "Merkel inkurajon grekët", duke vënë në dukje edhe demonstratat e mëdha gjatë vizitës. 

Në faqen e pare të gazetës Faz vihet në dukje pritja madhështore që iu bë kancelares Merkel në Athinë, por theksohet pyetja se “Përse miliardave të solidaritetit grekët iu përgjigjën me mallkime dhe fyerje?” 

Revista Spiegel online shkruan: "Vizita e Merkel, kortezi në kryeministri" dhe vë në dukje: "Mijëra e policë në rrugë, protestuesit hedhin bomba zjarri, ndërsa Merkel dhe Samaras shkëmbejnë përshëndetje kortezie". “Takimi ishte shumë simbolik", shkruan Spiegel. 

Shumica e analistëve flasin për një vizitë simbolike, por që dërgoi mesazhe të rëndësishme. Nëse ka një fitues nga vizita e Merkel në Athinë, ai është Kryeministri grek Antonis Samaras, dhe për këtë bien dakord shumica e komentuesve në mediat gjermane. Kjo për shkak, se ai fitoi dy angazhime të mëdha nga kancelarja: Së pari, që Gjermania dëshiron që Greqia të qëndrojë në euro dhe së dyti, që Gjermania do të mbështesë Greqinë në përpjekjet e saj. 

Mediat gjermane treguan interes të paparë për vizitën e Merkelit në Athinë. Rrjetet televizive gjermane mbuluan thuajse minutë pas minute vizitën. Shumë ishin korrespondentët që transmetuan dje drejtpërsëdrejti, atë që ndodhi në Athinë, që nga mbërritja e Angela Merkel, takimet, demonstrata dhe ngjarjet.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.