UNICEF, Palm: Shërbimet sociale nuk shkojnë për ata që kanë nevojë

Shërbimet sociale në Shqipëri nuk u shkojnë atyre që kanë më shumë nevojë. Konstatimi ka ardhur nga shefi i UNICEF-it, Detlef Palm, i cili gjatë një takimi për reformimin e shërbimeve sociale, ka sugjeruar politika dhe legislacion më të qartë dhe më të plotë në këtë drejtim.
Nëpërmjet një fondi prej 3.3 milionë dollarësh nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim, Ministrisë së Punës iu kërkua të punojë më tepër për ngritjen e qendra komunitare. Zëvendësministri i Punës, Kastriot Sulka tha se ky grand do të përdoret për transformimin e shërbimeve sociale, për decentralizimin e tyre dhe për përmirësimin e standardeve në to. Albanian Screen
Add new comment