Arkiv-Lajme të përditësuara
Papa i Vatikanit, mbështetje për dekretin e shkishërimit
Papa i Vatikanit përshëndet dekretin e Kishës Katolike në Shqipëri për parandalimin e vrasjeve. Me anë të një letre të sjellë në Shkodër nëpërmjet të dërguarit të tij, Papa Benedikti XVI theksoi se shkishërimi është një ndër masat për të ndaluar gjakderdhjen.
Dy javë pas hyrjes në fuqi të dekretit të Kishës Katolike për shkishërimin e atyre personave që kryejnë vrasje apo marrin gjak, përmes një letre drejtuar Arqipeshkvisë së Shkodrës, Lezhës dhe Sapës, Papa Benedikti XVI përshëndet vendimin e marrë.
Alepo, flakët përfshijnë lagjen historike
Flakët kanë përfshirë tregun e vjetër dhe lagjet historike të Alepos, kryeqendrës ekonomike të Sirisë, ku luftimet disa mujore midis forcave qeveritare dhe kryengritësve po përshkallëzohen.
Sipas raportimeve, me qindra dyqane janë përfshirë nga flakët, ndërsa një prej pasurive kulturore më të rralla të njerëzimit, njëkohësisht e mbrojtur nga “Unesco”, tregu mesjeter i qytetit, është shkatërruar.
Në një komunikatë, “Unesco” “vajtoi” për këtë shkatërrim, duke e cilësuar si një tragjedi për njerëzimin.
Zgjedhje në Gjeorgji, 200 mijë mbështetës të opozitës në shesh
Dhjetëra mijëra vetë janë mbledhur sot në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, për të mbështetur politikanin Bidzina Ivanishvili dhe koalicionin e tij opozitar "Ëndërra gjeorgjiane", para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të hënën.
Duke folur para mbështetësve, Ivanishvili tha se qeveria aktuale e Gjeorgjisë e ka "çuar vendin në rrugë pa krye nën pretekstin e demokracisë dhe kujdesit".
Ai pretendoi se qeveria, jo vetëm që ka dështuar t'i realizoj premtimet për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi, por "ato i ka shumëfishuar".
Transporti e ndërtimi, vijon rënia
Greqi, "To Vima": Grushti i shtetit, që nuk u realizua
Gazeta greke "To Vima" shkruan në numrin e sotëm të saj, se Greqia ka shmangur një grusht shteti, në tetor-nëntor të vitit 2011.
Shkrimi rendit një sërë ngjarjesh që ndodhën gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar, të cilat e bënë kryeministrin Papandreu të mendojë se ishte në zhvillim një proces, që do të nxiste trazira sociale dhe destabilitet politik, në mënyrë që të krijonte terrenin për përmbysjen e qeverisë dhe për ndërhyrjen ushtarake.
Gazeta fillon me ngjarjet e 28 tetorit, kur gjatë zhvillimit të paradave të festës, pati episode në shumë qytete të vendit.
”Parada gay” përçan Serbinë
Parada e komunitetit LBGT sërish kthen Serbinë në një dileme te thelle per lejimin apo ndalimin e saj.
Për shkak të sigurisë dhe të shkatërrimeve të kryeqytetit disa herë me radhë në të shkuarën, policia serbe pati ndaluar organizimin e paradës gay.
Megjithatë, edhe pse me një president dhe kryeministër të ri, ndonëse ministri i policisë është edhe kryeministër, qeveria serbe është ende duke e diskutuar këtë temë.
Muzeu i Diktaturës i hapur në 100-vjetorin e pavarësisë
Në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së vendit, Shkodra, qyteti ku numërohen 13 burgje të regjimit komunist, me 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë, do të ketë Muzeun e tij të Diktaturës.
Pakistan, mijëra vetë në protesën kundër filmit antimysliman
Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në protestën kundër filmit të prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet antiislamik, në qytetin Karaçi në Pakistan.
Gjatë marshimit të tyre, disa protestues e shkelnin flamurin amerikan.
Një zyrtar i lartë i policisë në Karaçi tha se në protestë merrinin pjesë "së paku 15 mijë" vetë, ndërsa organizatorët pretendonin se në protestë kanë marrë pjesë ?miliona njerëz?.
Filmi i prodhimit privat "Pafajësia e myslimanëve" ka shkaktuar pakënaqësi dhe shpeshherë demonstrata të dhunshme në gjithë botën.
Kursi valutor, javë me luhatje të forta
Java që po mbyllet në tregjet e këmbimit valutor vendas, u karakterizua nga luhatje të forta për monedhën vendase Lek, e cila u nëncmua ndaj valutave euro dhe dollarë.
Rusi, anulohet opera e Jezu Krishtit
Teatri i Rostovit në Rusi anuloi vënien në skenë të operas “Jesus Christ Superstar” pas protestave të kishës ortodokse në vend.
Kisha pretendon se opera e autorit Andrew Lloyd Webber jep imazhin e gabuar të Krishtit dhe nuk duhet vënë në skenë.
Orkestra filarmonike e Rostovit parashikohej të vendoste në skenë operan muajin e ardhshëm. Artistët dhe instrumentistët u shprehën të indinjuar pas vendimit të anulimit të saj dhe kritikuan kishën për ndërhyrje në jetën e përditëshme.