Papa i Vatikanit, mbështetje për dekretin e shkishërimit

Postuar në 30 Shtator, 2012 09:04

 Papa i Vatikanit përshëndet dekretin e Kishës Katolike në Shqipëri për parandalimin e vrasjeve. Me anë të një letre të sjellë në Shkodër nëpërmjet të dërguarit të tij, Papa Benedikti XVI theksoi se shkishërimi është një ndër masat për të ndaluar gjakderdhjen. 

Dy javë pas hyrjes në fuqi të dekretit të Kishës Katolike për shkishërimin e atyre personave që kryejnë vrasje apo marrin gjak, përmes një letre drejtuar Arqipeshkvisë së Shkodrës, Lezhës dhe Sapës, Papa Benedikti XVI përshëndet vendimin e marrë. 

Letra është lexuar për besimtarët e krishterë nga famullitari i Shkodrës, dom Gjovalin Sukaj, gjatë inaugurimit të kishës së re në fshatin Nënshat, ku merrte pjesë edhe i dërguari i Papës, eminenca e tij, kardinal Santos Abril Y Castello. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.