Lagarde: Kina dhe Japonia të angazhohen për ekonominë

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde i bëri thirrje Kinës e Japonisë të ulin tensionet diplomatike mbi përkatësinë e disa ishujve sepse ekonomia botërore ka nevojë për dy gjigandët aziatikë për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Lagarde e ka bërë këtë deklaratë pas një takimi me gazetarë në Washington, në prag të takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore që do të zhvillohet në Tokio javën e ardhshme.
"Kina dhe Japonia janë fakorë kyç për ekonominë e nuk mund të shpërqëndrohen nga përplasje për përkatësi territoriale. Pozita aktuale e ekonomisë globale kërkon një angazhim total nga ana e Kinës e Japonisë", ka thënë Lagarde.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së gjithashtu bëri presion mbi këto dy vende për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin për përkatësinë territorial të ishujve Senkaku, duke theksuar se bashkë ekzistenca e vendeve fqinje kërkon "një shkallë të caktuar tolerance". Albanian Screen
Add new comment