Euro dhe dollari zhvlerësohen ndaj lekut

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:45

Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat euro dhe dollarë shënuan sot një zhvlerësim të lehtë ndaj monedhës kombëtare lekë, duke e rikthyer atë në "ditët" e mira. 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, në Bankën e Shqipërisë, pas një rritjeje të shpejtë prej gati dy javësh, monedha e përbashkët euro po humb pikë ndaj lekut shqiptar që prej fundjavës së kalur. 

Një euro u këmbye sot me 139. 68 lekë, 0.28 lekë më pak në fundjavë. Ndërkohë edhe dollari ka humbur pikë gjatë ditës së sotme, pas vlerësimit të një dite më parë. Monedha amerikane është këmbyer sot në 108.22 lekë, 0.20 lekë më pakë se një ditë më parë. 

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, dollari do të vijojë të ruajë një qëndrueshmëri relative, së paku deri në fund të këtij viti. 

Ndërsa zhvlerësimi i euros në tregun vendas po ndodh për shkak të uljes së kërkesës së brendshme, një tendencë përgjithësisht sezonale kjo, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit të kredisë dhe tregtisë me jashtë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.