lulzim basha
Dushkari i fundit
Lulzim Basha po merr pjesë në Kuvendin zgjedhor të degëve 2 dhe 8 të PD-së me vulë. Ky fakt bëhet publik sepse media të caktuara po përcjellin takimin.
Mes të tjerave ky zotëri shprehet se:
Pakica e donte vendin pa PD e cila ka kuptim vetëm si parti proamerikane
Është një qëndrim korrekt në fakt që mund ta dëgjosh si të vërtetën sublime të Rithemelimit. Ndaj e thënë nga z. Basha, deklarata kërkon një konsultë te logopedi ose neurologu. Sepse një ndër cilësitë e politikës është kreativiteti, kur ai pajtohet dhe respekton memorien.
“Po lidhja telat e këputur”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë një konference shtypi në lidhje me rikthimin në politikën aktive vetëm pasi Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. Basha e justifikoi mungesën në publik me punën në prapaskenë për strukturimin e partisë.
Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.
Byreku i Lulzim Bashës në Fushë-Krujë
Në investigim i BBC mbi financimet ruse përmendi Lulzim Bashën si një prej politikanëve të sponsorizuar nga kompani offshore të lidhura me Kremlinin, duke sjellë në vëmendje 500 mijë dollarë të paguara në fushatën zgjedhore të vitit 2017 për një foto me Presidentin Donald Trump. Vetë Basha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë publikim, ndërsa nga selia e partisë së tij deputeti Arbi Agalliu foli për pamundësinë e pensionistëve për të blerë një kavanoz me kos.
Një parti me porosi
Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të fraksionit që drejton. Takimi i mbajtur në stadiumin « Asllan Rusi » shënoi sipas Bashës nisjen e ndërtimit të Partisë Demokratike moderne.
« Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! », shkroi Basha.
Kundërveprimi i Lulzim Bashës. Merr të drejtën e përdorimit të rubrikës "Antena", ndëmjetësues, DASh
Në heshtje dhe me manovër, Lulzim Basha ka arritur të japë një goditje të beftë. Bëhet e ditur se me ndërmjetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit ekskluziv të rubrikës “Antena” në gazetën “Tema”.
Një rubrikë të cilën redaksia e “Tema” e shpall si satirike dhe në fakt satirik është vetëm ky pretendim.
Sipas të dhënave të marra nga “Të Kripura”, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit për 1 vit të rubrikës, por edhe aksesin në arkivën e saj të personazheve me emra të transfiguruar.
Dorëzon vulën dhe bravën
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.
Nga ngrirja te reflektimi i thellë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se partia ka hyrë në një proces reflektimi të thellë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. E renditur e treta në të 6 bashkitë ku të dielën u votua për kryetar, PD-ja mbetet sipas Bashës interesi i tij parësor.
“Nuk kam humbur asnjë garë, tani nis reformimi i PD-së”
Humbjen e radhës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e justifikoi me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Basha renditi si faktorë të ndikimit në rezultat edhe detyrimin e administratës për të votuar dhe ndikimin e bandave.
Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata është detyruar të votojë. Bandat janë përfshirë po kështu. Në një rast PD, i janë mohuar komisionerët, siç është rasti i Vorës. Të gjitha zbehen para braktisjes së procesit të 6 marsit, pjesë e përgjegjësisë edhe lufta, sulmet dhe denigrimi i PD.
20 shkurt, "lideri" i opozitës i rekomandon vetes të shfaqet si antikomunist
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, apo asaj çfarë ka mbetur prej saj, ka qenë sot në sheshin “Skënderbej” ku ka firmosur një peticon për dekomunistizimin. Data shënon 20 shkurt dhe ata që kalojnë në këtë vend për të djathtë, e kanë pronësuar atë si të tyren, si përkujtesë të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, një simbol i komunizmit.
Në një prononcim z. Basha ndër të tjera tha:
Ngrijini një këngë edhe Lulzim Bashës!
Simpatizanti i drejtohet Bashës në takimin në Dibër: Je njeriu i duhur i Shqipërisë! Ky titull shpërndahet sot në disa media elektronike, të qeverisë e jo qeverisë, duke sinjalizuar një politikë promovimi për liderin e PD-së zyrtare, si një njeri i Perëndimit.
Simpatizanti dibran citohet të ketë thënë se: