Ngrijini një këngë edhe Lulzim Bashës!

Postuar në 29 Dhjetor, 2021 18:13

Simpatizanti i drejtohet Bashës në takimin në Dibër: Je njeriu i duhur i Shqipërisë! Ky titull shpërndahet sot në disa media elektronike, të qeverisë e jo qeverisë, duke sinjalizuar një politikë promovimi për liderin e PD-së zyrtare, si një njeri i Perëndimit.

Simpatizanti dibran citohet të ketë thënë se:

I falënderoj të gjithë që marrin pjesë këtu për djalin tonë Lul Bashën, njeriu i shkolluar në Perëndim, njeriu që është me Perëndimin, jo me Lindjen, je njeriu i duhur i Shqipërisë, inshallah i heqim ato pleqtë e Enverit, të rrojë demokracia, të rrojë populli shqiptar. E gëzofsh, fitore bravo!

Sa herë e kemi dëgjuar këtë fabulë skenike? Qindra herë. Sa herë kemi dëgjuar militant që ulërasin për Edin? Sa këngë janë ngritur për Saliun, Edin, Tv Klanin apo edhe BE-në?

Ndaj është e çuditshme sesi kjo metodë vulgare të rimerret edhe për Lulzim Bashën, një njeri poshtë të zakonshmes edhe me standardin e politikës shqiptare. Një njeri që edhe brenda partisë së vet po bën betejë përmes të tjerëve. Problemi është tek sasia dhe lehtësia me të cilën gjenden përherë zelltarë që bërtasin si ky militanti i Dibrës. Lehtësia me të cilën miratohet çdo kalimtar pushteti në këtë vend për t’u shpallur tribun i radhës, Mesia i mejhanit politik e për t’u normalizuar mandej si shaka treditore dhe standard gjykimi. Mesa duket në Historinë e Shqipërisë ka vend për të gjithë, një bythë vend si i thonë, përderisa po mbërrijmë në pikën kur njerëzia nuk e ka për gjë të tallet me të ardhmen e fëmijëve e të errë sytë aq shumë sa të thërrasë edhe për Lulzim Bashën si të përzgjedhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.