Një parti me porosi
Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të fraksionit që drejton. Takimi i mbajtur në stadiumin « Asllan Rusi » shënoi sipas Bashës nisjen e ndërtimit të Partisë Demokratike moderne.
« Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! », shkroi Basha.
Por ndryshimet statutore që miratoi Kuvendi hedhin poshtë atë që vetë Basha paralajmëronte në nisje të tij.
Ndryshimet në statutin e PD-së, saktësisht neni 48, i jep Bashës krahas detyrës së kryetarit, edhe atë të kreut të grupit parlamentar.
Neni 48 parashikon që kur partia është në opozitë, rolin e kreut të grupit e luan kryetari. Në raste të caktuara, kryetari ka të drejtën të caktojë një prej nënkryetarëve në këtë detyrë.
Sipas të njëjtit nen, nëse partia ka maxhorancën dhe lind mundësia e marrjes së drejtimit të qeverisë, funksioni i kryetarit i kalon një kandidati që del nga votimi i fshehtë, por që paraprakisht është propozuar nga kryetari.
Përplasjet me Gazmend Bardhin, që i kanë ndarë demokratët në tri grupime, duket se janë arsyeja pas ndryshimeve të statutit, të cilat e përqendrojnë të gjithë pushtetin e grupimit të Bashës në duart e tij.
Një tjetër ndryshim në statut, që lidhet gjithashtu me precedent (në rastin e Bashës disa radhazi) është edhe mosmbajtja e përgjegjësisë në rast humbjeje të zgjedhjeve. Në statutin e ri nuk ka asnjë pikë që parashikon dorëheqjen e kryetarit nëse partia humb zgjedhjet.
Mes ndryshimeve të reja është edhe ai i logos. PD e Bashës ka rikthyer logon e vitit 1990.
Comments
O zot, te vjen per te vjelle
O zot, te vjen per te vjelle nga nje imazh i tille amoral. I ka kaluar te gjithe kufijte dhe eshte simbol dhe ikone e nje Trapi Politik. Dhe pergjegjsine e mban Sali Berisha. Opozita eshte bere per tu qare me llahinka.
Add new comment