Kundërveprimi i Lulzim Bashës. Merr të drejtën e përdorimit të rubrikës "Antena", ndëmjetësues, DASh
Në heshtje dhe me manovër, Lulzim Basha ka arritur të japë një goditje të beftë. Bëhet e ditur se me ndërmjetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit ekskluziv të rubrikës “Antena” në gazetën “Tema”.
Një rubrikë të cilën redaksia e “Tema” e shpall si satirike dhe në fakt satirik është vetëm ky pretendim.
Sipas të dhënave të marra nga “Të Kripura”, z. Basha ka fituar të drejtën e përdorimit për 1 vit të rubrikës, por edhe aksesin në arkivën e saj të personazheve me emra të transfiguruar.
Nuk dihet kush do të jetë autori i teksteve të mësymjes humoristike të Bashës që duket se po zgjedh të luftojë nga një frëngji e re, me dallimin se çelësin e bravës nuk e ka më vetë.
Thuhet se për efekt historik, shkrimet e reja do të vulosen me vulën e PD-së, të cilën z. Basha e mban me vete.
Add new comment