“Po lidhja telat e këputur”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë një konference shtypi në lidhje me rikthimin në politikën aktive vetëm pasi Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. Basha e justifikoi mungesën në publik me punën në prapaskenë për strukturimin e partisë.
Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.
Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto muaj kanë shërbyer që PD të merret me organizimin e saj dhe të ngrejë themelet sërish për të nisur procesin për krijimin e ofertës tonë për qytetarët.
PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj.
Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë.
Add new comment