Nga ngrirja te reflektimi i thellë

Postuar në 10 Mars, 2022 11:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se partia ka hyrë në një proces reflektimi të thellë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. E renditur e treta në të 6 bashkitë ku të dielën u votua për kryetar, PD-ja mbetet sipas Bashës interesi i tij parësor.  

Kemi filluar konsultimin për një reflektim të thellë për 6 marsin. Do të vazhdojmë me mbledhjen e kryesisë dhe padyshim do të marrim përgjegjësitë. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë pa u konsultuar me bashkëpunëtorët. Duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre dhe i sjellin. Është një proces i thellë reflektimi në interesin më të mirë të demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së.  

Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ishin të shumtë deputetët që i kërkuan atij largimin pas humbjes së radhës. Dy nënkryetarët e partisë, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, u dorëhoqën nga postet, duke e bërë Bashën përgjegjës për humbjen.

Debati që hapet në gjirin e PD-së pas humbjes nuk është gjë e re, kjo për shkak të humbjeve radhazi në të gjitha zgjedhjet e fundit. E re është vetëm retorika e Bashës, i cili ndryshe nga viti 2017, kur zgjodhi ngrirjen si opsion për të shmangur dorëheqjen, sot gjendet pothuajse pa mbështetje brenda partisë që drejton dhe detyrohet t’i ftojë në reflektim ata pak njerëz që i kanë mbetur. Se si vijon më tej, nuk është e vështirë të parashikohet.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.