Byreku i Lulzim Bashës në Fushë-Krujë

Postuar në 03 Nëntor, 2023 16:44

Në investigim i BBC mbi financimet ruse përmendi Lulzim Bashën si një prej politikanëve të sponsorizuar nga kompani offshore të lidhura me Kremlinin, duke sjellë në vëmendje 500 mijë dollarë të paguara në  fushatën zgjedhore të vitit 2017 për një foto me Presidentin Donald Trump. Vetë Basha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë publikim, ndërsa nga selia e partisë së tij deputeti Arbi Agalliu foli për pamundësinë e pensionistëve për të blerë një kavanoz me kos.

Megjithë publikimet e fundit, Basha duket i vendosur të forcojë partinë për zgjedhjet e vitit 2025 dhe ta fokusojë fushatën tek ato që quhen lekët e xhepit. Kjo video e e bërë virale i takon një vizite të Lulzim Bashës në Fushë-Krujë gjatë turit që ka nisur për riorganizimin e Partisë Demokratike të vulës. Ajo që u komentua më së shumti ishte gjesti i tij pasi bleu një byrek në qendër të Fushë-Krujës. E kafshoi vetëm njëherë dha pjesën tjetër ia dha truprojes së tij.

Shitësi i byrektores nuk pranoi të flasë për MCN, por jashtë kamerës tha se nuk e pranoi Bashën si politikan edhe pse ka rezervat e tij se pse kryedemokratit nuk i pëlqeu byreku i tij. Megjithatë, për banorët takimet janë më mirë se sa grushtet në Parlament, edhe pse nuk besojnë se Basha mund të arrijë të vijë në pushtet.

Me rikthimin e tij në politikën aktive, Basha ka kërkuar veting të pasurisë së politikanëve. Vetëm pak javë më parë ai u akuzua nga Gazmend Bardhi se familjarë të tij ishin porositës të dy kateve në një prej kullave të Tiranës. Emisioni "Kronos" në MCN ka arritur të sigurojë dokumenta autentikë nga regjistri i pasurive të patundshme, ku bashkëshortja e zotit Basha, Aurela Basha rezulton pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”, ndërsa  2 144 m2 janë  në pronësi të familjes së saj dhe kanë një vlerë prej 4.6 milion €

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.