turizmi

"Perlat" e Shqipërisë, si parathënie e betonizimit

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:16

Ndiqini me kujdes titujt e mediave që flasin për “perla natyrore” të Shqipërisë. Me kujdes duhen ndjekur edhe materialet që shpërndan kryeministri aktual, i cili e ka për zemër Shqipërinë tonë të dashur, të cilës kërkon t’i shtojë garniturat e veta urbanisitike mbi peizazhin e bukur që i ka falur natyra.

Perla turistike/Pa hapësira publike, me ujëra të zeza, pa energji dhe siguri në plazhe

Postuar në 22 Korrik, 2018 17:47

Prej pothuajse një muaji, vendi ynë është mbipopulluar nga turistët. Siç pritej Shqipëria këtë sezon është shndërruar në destinacionin ndërkombëtar përsa i përket turizmit. E bekuar në perëndim nga vija e gjatë bregdetare, ndërsa në lindje, veri e jug nga male, liqene e lumenj, pushuesit nga e gjithë bota zbulojnë parajsën e vogël të Mesdheut, që shtrihet para tyre me çmime të arsyeshme. Për herë të parë këtë vit, edhe pjesa dërrmuese e hoteleve ishin të prenotuara.

Teza prej Adhamudhi e Shqipërisë turistike

Postuar në 08 Korrik, 2018 18:24

Ngjarja e ndodhur në Dhërmi përgënjeshtron në mënyrë dramatike të gjithë fabulën publicitare të Shqipërisë turistike. Jo se ngjarje të tilla përjashtohen gjetkë, por sepse incidenca e tyre e ekspozon vendin tonë si të pëpërgatitur për të luajtur rolin e një destinacioni turistik kryesor.

Turoperatorët: 10 mln turistë dhe 250 mijë të punësuar? Deklarata euforike

Postuar në 12 Qershor, 2018 16:07

Shoqata e Tur-operatorëve e komenton si të nxituar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pritjen 10 milionë turistëve në vit dhe hapjes së 250 mijë vendeve të punës në turizëm.  Në një prononcim për Tema Tv, kreu i Shoqatës, Kliton Gërxhani thotë se në mungesë të strategjive konkrete, deklarime të tilla janë vetëm euforike.

TemaTv

Pse zhvlerësimi i euros nuk lidhet me turizmin? (Video)

Postuar në 13 Maj, 2018 18:49

Afrimi i sezonit turistik veror ka identifikuar një numër të lartë prenotimesh për hotelet, të cilin Banka e Shqipërisë e ka shtuar te faktorët për zhvlerësimin e euros. Por, për kreun e shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani ky argument i Bankës nuk qendron, pasi përpos faktit që ka një rritje progresive të pretonotimeve, numri dhe vlera e parapagimeve është e papërfillshme.  Ai tha për Tema Tv se asesi Banka nuk mund të dalë me një arsyetim të tillë për zhvlerësimin e euros në këto nivele.

Butrinti turistik përballë Shqipërisë joturistike

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 10:59

Revista “Monitor” sjell sot një shkrim të shkurtër mbi turizmin shqiptar. Apo më mirë mbi vlerësimet e të huajve, në këtë rast – Tripadvisor- për turizmin në Shqipëri. Nga vlerësimi në fjalë, rezulton se Butrinti është stacioni më i preferuar i Shqiëprisë nga turistët e huaj. Një rekord që qyteti antik në fjalë e mban prej dekadash.

http://www.monitor.al/tripadvisor-butrinti-mbreti-destinacioneve-per-tur...

Mero Baze: Do të gjendet aq tritol sa të kthejë drejtësinë për masakrën e betonit në Këlcyrë

Postuar në 06 Tetor, 2017 20:45

Mero Baze ka publikuar sot në faqen online të gazetës “Tema” një opionin për situatën e krijuar në Këlcyrë nga biznesmeni Hari Lena. Sipas Bazes, kompania e Lenës po shkatërron vlerat turistike të zonës, një gjë që nuk është më risi në këtë vend. Bashkë me Hec-et që o mbijë në lumen e Vjosës, kjo është vetëm një shkelm më shumë në shpërfytyrimin e pasurisë kombëtare e cila mund dhe duhet shfrytëzuar ndryshe. Por Baze ndalet te një aspekt tjetër: qetësinë e biznesmenit në fjalë përkundrejt të gjithë presionit që po bëhet nga media për këtë çështje.

Shkruan Baze:

Bashkia Sarandë, njoftim në Facebook: Veprime me tolerancë zero për të ndarë turizmin nga bagëtitë

Postuar në 19 Shtator, 2017 20:19

Turizmi përmes kroçerave, Shqipëria afirmohet si destinacion i ri i prefereueshëm në Mesdhe

Postuar në 13 Shtator, 2017 08:48

Shqipëria duket se ka hyrë tanimë në vëmendjen e operatorëve turistikë ndërkombëtarë si një ndër destinacionet e reja të preferuara të Mesdheut. Përtej retorikës së qeverisë, publicitetit emocional në rrjetet sociale që duan të shmangin problemet, vendi ynë, posaçërisht Saranda me mundësitë penetruese që ofron për turistët, është në axhendën e operatorëve. Kjo konfirmohet edhe nga interesi i kompanive që kryejnë aktivitet në tregun e turizmit me anije shëtitëse – korçera.

Turizmi mes impresioneve të porositura dhe statistikave zhgënjyese

Postuar në 23 Gusht, 2017 16:54

Kryeministri ende me pushime poston periodikisht në facebook-un e tij video-impresione të turistëve të huaj qe ose janë suprizuar pozitivisht me pushimet në Shqipëri ose janë befasuar nga mrekullia që kanë gjetur në këtë cep të Ballkanit. Konteksti i këtyre postimeve që janë montuar nga vetë stafi i kryeministrit pasi janë të titruara në shqip është se ardhja për pushime në Shqipëri e pilotëve spanjollë apo gazetarëve britanikë e italalianë është për meritë të qeverisë, e cila i ka ndryshuar faqen Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - turizmi