Turizmi mes impresioneve të porositura dhe statistikave zhgënjyese
Kryeministri ende me pushime poston periodikisht në facebook-un e tij video-impresione të turistëve të huaj qe ose janë suprizuar pozitivisht me pushimet në Shqipëri ose janë befasuar nga mrekullia që kanë gjetur në këtë cep të Ballkanit. Konteksti i këtyre postimeve që janë montuar nga vetë stafi i kryeministrit pasi janë të titruara në shqip është se ardhja për pushime në Shqipëri e pilotëve spanjollë apo gazetarëve britanikë e italalianë është për meritë të qeverisë, e cila i ka ndryshuar faqen Shqipërisë. Ndoshta ne që jetojmë përditë në këtë vend nuk jemi të aftë ta shohim ndryshimin dhe kur e thonw të huajt merr vlerw ndwrkombwtare. Aq më tepër kur këtë e vë në dukje kryeministri që u kërkoi edhe ministrave të mos pushojnë jashtë vendit nga fillimi i korrikut.
Përtej vox-popeve që nuk dijmë sesi dhe nga kush përzgjidhen ka edhe një fotografim tjetër të situatës. Ndonësë është herët për të bërë një bilanc për sezonin turistik, gjithsesi hyrje-daljet në kufi, janë një tregues të cilit i janë referuar shpesh qeveritë shqiptare për të matur fluksin e pushuesve gjatë muajve të verës.
Shifrat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë për një rënie të frekuentimit të plazheve nga pueshuesit vendas dhe ata nga Kosova. Kështu vetëm për muajin Korrik, kanë qenë 496 mijë shtetas që kanë dalë nga territori i vendit, një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.http://www.javanews.al/shqiptaret-braktisin-pushimet-ne-vend-rreth-500-m...
Falë edhe shtimit të një sërë linjash loë-cost, numri i shqiptarëve që kanë fluturuar jashtë vendit ka qenë rreth 127 mijë, një rritje e konsiderueshme me 35.7% krahasuar me Korrikun e shkuan Scan. Destinacionet në rritje për pushimet duke se kanë qenë Italia, Greqis dhe vendet e tjera të aksesueshme në rrugë ajrore dhe detare, të cilat ofrohen shpesh në paketa turistike si Turqia, Egjipti, etj.
Shifrat e publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave bëjnë fjalë për një rënie të ndjeshme të turistëve nga Kosova me minus 33.2 pikë përqindjeje, ndërsa për shtatëmujorin e këtij viti numri i vizitorëve nga Kosova ka pësuar një rënie me minus 17.3 pikë përqindjeje dhe këtu kanë ndikuar shifrat e ulëta të muajit korrik. Sipas shifrave të INSTAT-it, në muajin korrik të vitit të kaluar kanë hyrë në Shqipëri për pushime 444.471 shtetas të Kosovës, ndërsa në korrik të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 297.048 shtetas të Kosovës ose 147.423 mijë persona më pak. http://www.droni.al/2017/08/23/shqiperia-ne-krize-per-pushues-kete-vere-...
Përshtypjet janë përshtypje dhe statistikat statistika. Diskutimi nëse Shqipëria është fuqizuar në sektorin e turizmit, qoftë edhe për meritë të qeverisë do të ishte i plotë nëse do kishim një bum të kërkesës turistike, rritje të njësive të shërbimit apo biznesit prodhues që furnizon këtë sektor, nëse do të kishim rritje të të punësuarve sezonalë apo afrim investitorësh të mëdhenj të këtij sektori që do të konkretizohenin projekte resortesh turistike, me të cilat mund të konkuronim edhe fqinjët. Këtë nuk e shohim të ketë ndodhur dhe dëshmitë që vijnë nga facebook-u i kryeministrit i shkojnë për shtat mesa duket audiencës që e ndjek në këtë komunikim të përditshëm.
Add new comment