turizmi
Lind turizmi i karburantit
Sllovakët po udhëtojnë drejt pikave polake të furnizimit me karburant, ku blejnë qindra mijëra litra për shkak të çmimit më të lirë.
Gazi dhe nafta në Poloni janë afërsisht 25 deri në 35 cent euro më lirë për litër pasi Varshava vendosi të ulë TVSH-në për të dyja në përgjigje të inflacionit në rritje. Me një rezervuar karburanti 50 litra, sllovakët mund të kursejnë 10 deri në 18 euro nëse kalojnë kufijtë për t’u furnizuar me gaz. Varshava ka hequr edhe TVSH-në për produktet ushqimore në paketën e masave që synojnë të trajtojnë inflacionin e lartë.
Turistët ballkanas, ekonomi, jo më shaka në Greqi
Unë rri në Shqipëri! Po çfarë të bëj këtu?
Unë rri në Shqipëri! Kjo është motoja e fushatës turisitike për këtë vit, promovuar në vetë të parë nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një video-promocion të shpërndarë prej tij përsëriten të njëjtat gjëra, i njëjti paketim për “perlën e Mesdheut” që vazhdon të lërë pa frymë e që nuk rresht së zbuluari diçka të re.
Dallëndyshet e turizmit për 2021 në Sarandë
Ndiqeni kronikën e Tele Jonit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij një grup gazetarësh që ndodhen në Sarandë me rastin e një aktiviteti me temë: “Dita e Miqësisë” e gazetarëve. Media – Turizmi – Pandemia në këndvështrimin e gazetarëve të UGSh, miq në Sarandë”.
Virusi gjunjëzoi turizmin, dëmi sa 11-fishi i krizës së recesionit
Sektori që pandemia ka dëmtuar më shumë është turizmi. Në rang global, dëmet arrijnë një shifër rekord. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Tregtisë, gjatë vitit 2020, sektori i turizmit në nivel botëror humbi plot 1.3 trilion dollarë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që imponoi Covid-19.
Bukuritë natyrore dhe shëmtitë njerëzore të perlës së Mesdheut
Kush vjen nga Saranda drejt Vlorës nga Bregu i detit ka rastin të sodisë burkuritë e natyrës dhe shëmtitë e njeriut shqiptar. Për bukuritë e natyrës nuk ka nevojë të shkruhet e flitet sepse për to është folur e shkruar përpara se shqipja e shtrembërt dhe e prapë e atyre që kanë uzurpuar këtë vend, t’i paraqiste ato si prona shpirtërore të popullit.
Duhet një plan publik për Karaburunin që të mos lexojmë se u dha për 1 euro
Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë. Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij.
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Copat magjike të Facebook
Rruga e Kurveleshit është gati. Ose më saktë rruga e Salarisë që çon turistin, a qytetarin në shtëpinë muze të Selam Musait. Rruga ka edhe funksione turistike thotë kryeministri, sepse sipas tij kështu “zbulohet një copë magjike Shqipërie”. Kjo copë magjike është në shpinë të Tepelenës dhe i shtohet copave të tjera magjike dhe perlave që nuk kanë të sosur në këtë vend.
Turizmi, sektor strategjik për interesa të një grupi
Kryeministri Edi Rama publikon sot një video promocion për turizmin, vendosur në një hotel në Vlorë. Qytet të cilin kryeministri e quan Zemra e turizmit shqiptar. Ministrja e Financave Anila Denaj shfaqet aty duke prezantuar faktin se hoteli në fjalë është hapur dhe investuar gjatë pandemisë, ndërkohë që i shpjegon administratorit se qeveria po përgatit një paketë të re ligjore për ripunësimin dhe formalizimin e krahut të punës.
Një spot qeveritar artificial për qëllime propagandistike që i rri keq realitetit të turizmit shqiptar në këto kohë.
Për cilin treg e ka fjalën ministri?
Sot, ministri i Turizmit Blendi Klosi është pyetur në një intervistë televizive për çmimin e çadrave në plazhe të caktuara të Shqipërisë që raportohen deri në 50 euro. Ministri është përgjigjur se këtu shteti nuk ndërhyn dot sepse është çështje e kërkesë - ofertës dhe tarifave të pushtetit vendor.