Mero Baze: Do të gjendet aq tritol sa të kthejë drejtësinë për masakrën e betonit në Këlcyrë

Postuar në 06 Tetor, 2017 20:45

Mero Baze ka publikuar sot në faqen online të gazetës “Tema” një opionin për situatën e krijuar në Këlcyrë nga biznesmeni Hari Lena. Sipas Bazes, kompania e Lenës po shkatërron vlerat turistike të zonës, një gjë që nuk është më risi në këtë vend. Bashkë me Hec-et që o mbijë në lumen e Vjosës, kjo është vetëm një shkelm më shumë në shpërfytyrimin e pasurisë kombëtare e cila mund dhe duhet shfrytëzuar ndryshe. Por Baze ndalet te një aspekt tjetër: qetësinë e biznesmenit në fjalë përkundrejt të gjithë presionit që po bëhet nga media për këtë çështje.

Shkruan Baze:

Ky njeri që ka shkatërruar ndërkohë Grykën e Këlcyrës, jo vetëm që nuk po shkon në burg, por po dëshmon hapur se ka blerë policinë, Prokurorinë, INUK, dhe ndoshta edhe njerëz më lart. Tërbimi i rrjeteve sociale kundër tij dhe portaleve të Tiranës, as që e shqetësojnë. Biles kam frikë se njësoj si në vitin 2007, kur bash për inat të sulmeve në shtyp prej meje, Berisha e lejoi të nisë masakrën, Edi Rama mund ta çojë deri në fund të keqen. Pastaj na ngelet që në hyrje të Grykës së Këlcyrës të vëmë videon e Edi Ramës ku premton se atë zonë do ta shpall Park Kombëtar, do ndaloj çdo ndërtim, dhe do ti jap prespektivë turstike. Të paktën ta kemi për muze

Për opinionistin në fjalë rasti dëshmon se instrumentet kryesore të presionit që bazohen te fjala dhe denoncimi public janë shpenzuar dhe zotëria ka në xhep të gjithë. Ndaj në këtë kontekst kur shteti kthen sytë nga ana tjetër, mbetet vetëm një tjetër lloj drejtësie, apo më mirë reagimi. Thotë Baze:

kjo është një nga ato pikat e së keqes, që derdhin të tërë tenxheren. Nëse Edi Rama e lejon që ai të betonizojë bregun e Vjosës dhe të bëjë aty atë shëmti që ka nisur pa leje, unë e siguroj se do të gjendet aq tritol që ta rikthejë drejtësinë, sa për t’i provuar këtij uzurpatori se jo gjithçka mund ta blejë. Natyrisht jam shumë entuziast që ka mijëra njerëz që po protestojnë dhe ky është një sinjal që i jep më shumë legjitimitet drejtësisë përmes tritolit mbi atë shëmti. Ngjan pak si akt terrorist, por është më i dobishëm për shoqërinë se qeverisja e Edi Ramës në aleancë me kastën e biznesmenëve batakçinj, që duan të shkatërrojnë edhe ato pak gjëra që i kanë mbetur këtij vendi... Tani i duhet dhënë një leksion më i egër. Unë ju bashkova me qejf nismës pë të bojktuar çdo produkt të këtij biznesmeni në treg, si përgjigje ndaj dikujt, që kërkon të pasurohet duke shkatërruar Shqipërinë. Por më me qejf do t’i bashkohem çdo lëvizjeje, çdo politike dhe çdo grupi shoqëror, që zotohet se do ta fshijë fare atë çiban nga Gryka e Këlcyrës. Një mënyrë e mirë është kjo, që askush të mos e prekë me dorë ujin “Trebeshina” deri sa të falimentojë. Ato kapanonet mund të bëhen stalla të mira për bagëti dhe e kthejnë në natyralizëm Grykën. Harri po të doj le të rrijë çoban në stalla. Por pronar betonesh nuk duhet të lejohet

http://www.gazetatema.net/2017/10/06/vazhdimi-i-denimit-me-vdekje-te-vjo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.