Butrinti turistik përballë Shqipërisë joturistike

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 10:59

Revista “Monitor” sjell sot një shkrim të shkurtër mbi turizmin shqiptar. Apo më mirë mbi vlerësimet e të huajve, në këtë rast – Tripadvisor- për turizmin në Shqipëri. Nga vlerësimi në fjalë, rezulton se Butrinti është stacioni më i preferuar i Shqiëprisë nga turistët e huaj. Një rekord që qyteti antik në fjalë e mban prej dekadash.

http://www.monitor.al/tripadvisor-butrinti-mbreti-destinacioneve-per-tur...

Por ky shkëlqim i Butrintit që rrezikohet së fundmi nga nismat për ndërtim qofterish, evidenton një anë tjetër, problematike për turizmin në Shqipëri. E cila lidhet me shërbimet jo të mira, me cilësinë e plazheve, me stafet, me infrastrukturën, higjenën mjedisore dhe mundësitë për argëtim.

Qeveria e Edi Ramës dhe pas saj edhe mediat që i mbajnë ison, kaluan gjithë verën që lamë pas duke shpërndarë artikuj të mediave të huaja dominuar nga tituj e “Shqipërisë që të lë pa frymë”, që habit britanikët, për alpet që çudisin dynjanë apo një natyrë që nuk ka shoqe kund në Europë.

Përralla e turizmit në ngjitje është një gjysmë e vërtetë dhe hileqare, pasi siç mund ta dimë, ndalimi në një vend të panjohur si Shqipëria është përherë kuriozitet. Pa mohuar ndonjë përparim në infrastrukturë, duhet thënë se situata e turizmit është shumë larg, atij mentaliteti sensacionalist që përpiqet të imponojë kjo qeveri me mediat e veta.

Në fund janë shifrat që flasin. Mund të ketë më shumë turistë që hyjnë, por duhet parë sa është shtimi i shpenzimeve. Mund të ketë më shumë turistë, pork u shkojnë ata.

Nëse Butrinti qëndron ende sotnjë pikë kryesore, në një vend që rrethohet nga Italia, Greqia dhe Turqia, qendrat kryesore të qytetërimeve antike, kjo do të thotë se në planin kulturor, Shqipëri nuk tërheq askënd. Ose shumë pak. Butrinti vetëm vendndodhjen ka në Shqipëri, pasi historikisht dhe nga pikëpamja arkitektonike, por edhe shpirtërore ai asociohet me botën greko-romake.

Beteja për të fituar turizmin do të duhej të shikohej gjetkë, aty ku edhe duket se çalon e gjithë puna. Ky vlerësim nga Tripadvisor vetëm sa kujton sesa mbrapsht lexohen shifrat nga qeveria dhe sesi suksesi numerik që përfshin edhe emigrantët, përdoret për të mbuluar një Shqipëri krejt joturistike dhe larg standardeve të vendeve që na rrethojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.