trump

FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm

Postuar në 29 Gusht, 2024 13:16

Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.

Robert Kagan: Frika nga Liria po sjell Trump dhe fashizmin në Amerikë

Postuar në 25 Gusht, 2024 18:47

Trump ka nisur të alarmojë botën sërish. Ose më saktë një pjesë të elitës së saj perëndimore. Ndonëse u provua njëherë si president i SHBA, ndonëse u gjykua për 6 janarin, Donald Trump cilësohet si njeriu që kërcënon demokracinë siç e njohim. Në një shkrim të gjatë, revista gjermane “Spiegel” e vendos Trump në një rrafsh dukurie politike me Marie Le Pen, presidentin argjentinas Javier Milei, kryeministrin Indian, Narendra Modi apo kreun e AFD, të gjithë nën okelion kryesore: foton e Adolf Hitlerit.

SHBA, drejt një sistemi të ri politik

Postuar në 19 Gusht, 2024 14:59

 

Çfarë po ndodh në Amerikë? Është një pyetje që pikërisht pse shtrohet e ka përgjigjen brenda. Po ndodh ajo që ndodh në çdo vend që perverton sistemin që deklaron se mbron. Ndaj edhe zhurma globale e një njeriu si Donald Trump jehon si një mesazh që i jep shtysë ankthit se Amerika nuk ekziston më si garante e demokracisë, e sigurisë siç e kemi njohur.

"Grushti i parë i shtetit në historinë e Amerikës"

Postuar në 30 Korrik, 2024 16:23

Tërheqjen e Joe Biden nga gara për kreun e Shtëpisë së Bardhë, rivali i tij republikan e sheh si grushtin e parë të shtetit në historinë e SHBA-ve. Sipas Donald Trump, përgjegjësia është e demokratëve dhe jo e vetë Biden-it.

"Ata [demokratët] organizuan një grusht shteti kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ata shkuan tek ai dhe i thanë: "Ti duhet të largohesh. Ti je shumë poshtë në sondazhe", tha ai për Fox News.

Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden

Postuar në 19 Korrik, 2024 00:23

Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri. 

Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin. 

Autori i sulmit ndaj Trump, votues republikan

Postuar në 14 Korrik, 2024 18:16

 Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte nga Bethel Park, Pensilvani.

20-vjeçari qëlloi në drejtim të foltores ku ndodhej Trump me Ar 15, një pushkë sulmi gjysmë automatike, përpara se të qëllohej vetë për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.

“Kjo lloj dhune nuk ka vend në Amerikë”

Postuar në 14 Korrik, 2024 09:47

Presidenti amerikan, Joe Biden, u kthye në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas lajmit për atentatin ndaj rivalit të tij, Donald Trump.

Biden ndodhej në rezidencën e tij në Delaware në momentin kur ndaj ish-presidentit amerikan u qëllua me armë zjarri në Pensilvani.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Biden ka folur në telefon me Trump pas ngjarjes.

Qëllohet me armë Donald Trump

Postuar në 14 Korrik, 2024 07:55

Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi me mbështetësit në Pensilvani.

Dy persona mbetën të vrarë në atë që FBI e cilësoi menjëherë një tentativë vrasjeje ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump është lënduar lehtë në pjesën e veshit të djathtë, ndërsa i vrarë mbeti një prej punonjësve të sigurisë që e shoqëronte.

Autori i sulmit u ekzekutua menjëherë.

10 milionë dollarë për betejën me Trump në rrjetet sociale

Postuar në 20 Qershor, 2024 13:20

Ata që mbështesin rizgjedhjen e Presidentit të SHBA, Joe Biden, kanë një shqetësim të ri:  si të konkurrojnë me makinerinë e mediave sociale të republikanit Donald Trump, që prodhon video virale. Demokratët dhe donatorët e fushatës së Biden ia kanë frikësn humbjes së kësaj beteje me Partinë Republikane, e cila e portretizon presidentin aktual si shumë të vjetër dhe shpesh larg realitetit.

Trump shpallet fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit

Postuar në 31 Maj, 2024 10:39

Gjykata e Nju-Jorkut e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për falsifikim të të dhënave të biznesit të tij. Trump u gjet fajtor për 34 akuza të ngritura ndaj tij, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë i SHBA-së i dënuar për një krim.

Trump përballet me mundësinë e një dënimi me burg për shkeljen e ligjit përmes krijimit të një skeme pagese që ai e përdori përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Pages

Subscribe to RSS - trump