Robert Kagan: Frika nga Liria po sjell Trump dhe fashizmin në Amerikë
Trump ka nisur të alarmojë botën sërish. Ose më saktë një pjesë të elitës së saj perëndimore. Ndonëse u provua njëherë si president i SHBA, ndonëse u gjykua për 6 janarin, Donald Trump cilësohet si njeriu që kërcënon demokracinë siç e njohim. Në një shkrim të gjatë, revista gjermane “Spiegel” e vendos Trump në një rrafsh dukurie politike me Marie Le Pen, presidentin argjentinas Javier Milei, kryeministrin Indian, Narendra Modi apo kreun e AFD, të gjithë nën okelion kryesore: foton e Adolf Hitlerit.
Një argument shumë i diskutueshëm në momentin që metër krahasim për akuzën e fashistit është Hitleri apo diktatorët e shekullit të 20-të. Sepse është e vështirë të imagjinohet dikush që i afrohet Hitlerit në qëllime, aftësi dhe këmbëngulje si dhe bindje në ide. Donald Trump përfaqëson vetëm një njeri, që është edhe vetë dukuria. Adlof Hitleri përfaqësonte një kohë dhe një mentalitet, një brengë historike dhe një instinkt nacional. E megjithatë ai shihet si kërcënim për sistemim amerikan. Revista ka marrë një koment nga historian Robert Kagan që shpalli që në vitin 2016 se “kështu vjen fashizmi në Amerikë”.
Por si? Kagan mendon se një ndër arsyet e dukurive të tilla si Trump është frika e njeriut nga Liria.
Liria është e vështirë. U jep njerëzve hapësirë, por i lë kryesisht në mjetet e veta. Nuk ofron siguri dhe nuk siguron shumë gjëra për të cilat njerëzit kanë nevojë. I atomizon shoqëritë, i shkatërron hierarkitë dhe shfuqizon institucionet e sanksionuara si feja. Liria ka shumë armiq
citohet ai.
Kagan flet për antiliberalizmin që po e ndan Amerikën me në krye “nacionalizmin e bardhë” që sfidon demokracinë liberale.
Nëse Trump fiton zgjedhjet, sistemi I vjetër do të shkatërrohet. Ai do të përdorë Departamentin e Drejtësisë që të hakmerret mbi armiqtë e tij dhe do të militarizojë politikën e migracionit që të kthejë pas mijëra imigrantë ilegalë. Sistemi I kontrollit dhe balancimit do të gërryhet gradualisht. Së pari, imigrantët do të humbasin të drejtat e tyre, më pas aktivistët e opozitës do të arrestohen dhe ndalohen. Për mua kaq mjafton, edhe nëse sistemi duket njësoj
thotë ai.
Megjithatë parashikimet e tij cilësohen si shumë ekstremiste. Aq sa Kagan quhet si “intelektuali më i rrezikshëm në SHBA”, që kërkon një koalicion antifashist neokonësh. Sërish, frika nga një model fashizmi mbetet, sepse Trump është epiqendra e politikës së vet duke lënë tokë të djegur rrethe vetes. I projektuar në krye të shtetit ai nxit imagjinatën e diçkaje të keqe. A do të provojë koha të gjitha këto? Mbetet për t’u parë, por nëse fashizmi është ky, ne po e jetojmë atë në Shqipëri.
Add new comment