"Grushti i parë i shtetit në historinë e Amerikës"
Tërheqjen e Joe Biden nga gara për kreun e Shtëpisë së Bardhë, rivali i tij republikan e sheh si grushtin e parë të shtetit në historinë e SHBA-ve. Sipas Donald Trump, përgjegjësia është e demokratëve dhe jo e vetë Biden-it.
"Ata [demokratët] organizuan një grusht shteti kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ata shkuan tek ai dhe i thanë: "Ti duhet të largohesh. Ti je shumë poshtë në sondazhe", tha ai për Fox News.
Ish-kreu i shtetit shtoi se ky “ishte një grusht shteti, i pari i presidentëve të Shteteve të Bashkuara”.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Partia Demokratike duhej të përfaqësohej nga Joe Biden, por pas performancës së tij të dështuar në debatin e qershorit me Trump, zërat që kërkuan tërheqjen e tij nga gara u shtuan. Më 21 korrik, presidenti Biden njoftoi tërheqjen nga gara, duke i hapur rrugë kandidimit të Kamala Harris.
Add new comment