10 milionë dollarë për betejën me Trump në rrjetet sociale

Postuar në 20 Qershor, 2024 13:20

Ata që mbështesin rizgjedhjen e Presidentit të SHBA, Joe Biden, kanë një shqetësim të ri:  si të konkurrojnë me makinerinë e mediave sociale të republikanit Donald Trump, që prodhon video virale. Demokratët dhe donatorët e fushatës së Biden ia kanë frikësn humbjes së kësaj beteje me Partinë Republikane, e cila e portretizon presidentin aktual si shumë të vjetër dhe shpesh larg realitetit.

Demokratët thonë se po luajnë në një fushë beteje me pak rregulla ose mënyra për të kontrolluar përmbajtjen e manipuluar ose mashtruese përpara se të arrijë në telefonat e dhjetëra miliona amerikanëve. SuperPAC me bazë në Palo-Alto, i mbështetur nga gjigantët e teknologjisë si bashkëthemeluesi i Facebook, Dustin Moskovitz dhe themeluesi i LinkedIn, Reed Hoffman, po mbledh të paktën 10 milionë dollarë për të studiuar më mirë algoritmet që ndihmojnë Trumpin dhe aleatët e tij të dominojnë platformat vertikale të videove.

Ajo gjithashtu planifikon të bashkëpunojë me influencues me prirje të majtë për të ndihmuar në gjenerimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes së re, sipas dy burimeve të cituara nga Reuters.Shumë platforma të njohura të mediave sociale, si TikTok dhe Instagram, u kanë dhënë përparësi videove të shkurtra vertikale si formatin e tyre kryesor. Ato kanë lindur një rrjet "ndikuesish" që përdorin platformat për të arritur te miliona amerikanë me përmbajtje që lidhet me ushqimin, veshjet, mënyrën e jetesës dhe mënyrën e të menduarit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.