Trump shpallet fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit

Postuar në 31 Maj, 2024 10:39

Gjykata e Nju-Jorkut e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për falsifikim të të dhënave të biznesit të tij. Trump u gjet fajtor për 34 akuza të ngritura ndaj tij, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë i SHBA-së i dënuar për një krim.

Trump përballet me mundësinë e një dënimi me burg për shkeljen e ligjit përmes krijimit të një skeme pagese që ai e përdori përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Trump pritet të njihet me masën e dënimit në seancën e 11 korrikut. Deri atëherë, ai mbetet i lirë, raporton CNN.

Megjithatë, pavarësisht se është shpallur fajtor për shkeljen e ligjit amerikan, kjo nuk e pengon atë në rrugën për në Shtëpinë e Bardhë. Kushtetuta ammerikane nuk ndalon asnjë të dënuar të kandidojë për postin më të lartë të vendit.

Trump nuk humbet as të drejtën e votës, pasi është banor i Floridas. E drejta e Trump për të votuar në Florida në zgjedhjet e nëntorit mund të cenohet nëse ai do të dënohet me burg dhe nëse ai ka përfunduar vuajtjen e dënimit me burg deri në kohën e zgjedhjeve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.