teatri
“Ushtarët e Rilindjes” votuan për shembjen e Teatrit
Me 74 vota pro deputetët socialistë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për Ligjin e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit e kishte kthyer për të dytën herë për shqyrtim ligjin edhe pas arrnimit që shumica i bëri draftit, duke marrë në konsideratë vetëm vërejtjen e BE-së se ligji cënon konkurrencën.
Me këtë votim i hapet rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re sipas projektit të paraqitur nga kompania “Fusha” ku përfshihen edhe 6 kulla.
Në sirtar padia e PD për Bjarke Ingels
Para pak javësh, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do padiste penalisht arkitektin e projektit për Teatrin e Ri, belgun Bjarke Ingels. Një deklaratë që u bë në kulmin e retorikës politike për Teatrin Kombëtar.
“Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në Prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”-deklaroi Basha në 27 korrik.
Ndërtesa “Fashiste”? Po Skënderbeu i Romës?
Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit “SKANDERBEG” (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa “fashiste”. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur. Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor “Kush bân me hile, rripet si skile”.
Llaç dhe beton për të frymëzuar popullin
Erion Veliaj vijon të japë argumenta estetikë mbi nevojën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të godinës së projektuar nga Bjarke Ingels bashkë me 6 kullat që do të ngrihen pas tij. Ai normon të vjetrën dhe të renë sipas shijeve që përputhen me interesa të llaçit e betonit, ndonëse i vetë përpiqet t’i parashtrojë publikut një fizionomi tjetër, atë të njeriut që mendon për popullin dhe frymëzimet e tij.
A mund të flasë kështu një kryeministër?
Në mungesë të argumentave për shembjen me ligj të posaçëm të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka bërë një interpretim që del jashtë kostumit të tij institucional.
I pyetur çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë gabim prishjen e Teatrit Kombëtar ndërkohë që ai është shembur kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:
“Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës” – tha Rama.
Studiuesja amerikane Amy: Ligji për shembjen e Teatrit, kriminal. Çështja është çfarë duhet të bëjmë
Zëri i Amerikës i ka dhënë sot hapësirë një konference për reformën në drejtësi ku ka folur edhe studiuesja amerikane Lori Amy. Ajo ka folur hapur dhe troç për atë që e ka quajtur natyrë kriminale dhe korruptive të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Amy ka kërkuar reagim dhe ka shtruar si emergjencë nevojën e analizimit të opsioneve për kundërveprim ndaj qeverisë në këtë drejtim:
Kokëdhima: PD është blerë nga Rilindja për çështjen e Teatrit
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos qenë e pranishme në sallën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të dekretit të Metës për Teatrin, ka vënë në pikëpyetje rolin e opozitës dhe në veçanti të PD-së në këtë histori.
Megjithë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që PD të ishte në parlament, axhenda e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij nuk ndryshoi. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njëkohësisht kryetar i Partisë Zgjidhja e ka denoncuar këtë qëndrim si farsë të opozitës, e cila sipas tij është në Pazar me qeverinë.
Postimi i Kokëdhimës
Precedenti Berisha, kamardarja e Ramës për Teatrin
Shumica dhe opozita dhanë një tjetër shfaqje të sforcuar të diskutimit mbi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit.
Dëputetët socialistë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese vendosën të pranojnë dekretin e Presidentit të Republikës dhe të mbajnë ne këmbë ligjin "Fusha", të cilin kreu i shtetit e rrëzoi pasi binte ndesh me kushtetutën.
Mendjehapurit e ndryshimit
Dora e dytë e pushtetit ka nisur atë që mund të quhet fushatë rehabilituese për çështjen e Teatrit. Ndonëse vetëm para pak javësh mbronin me fanatizëm projektligjin “Fusha” për shembjen e godinës ekzistuese dhe ngritjen e kullave, zëdhënësit e Veliajt po bëjnë mendjehapurit, kuptohet pas shuplakës nga BE.
Bashkisë nuk i mungojnë njerëzit që e përdorin fytyrën sipas nevojave të kryetarit. Nënkryetari Arbën Mazniku shpjegoi për News 24 se pushteti ka përqafuar idenë e hapjes së garës për teatrin
Letra e KE-së për Teatrin, Çipi: Nuk do të pranojmë kulla në truall publik
Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk ka përfunduar dhe artistët do të ndalojnë me çdo kusht ndërtimin e kullave në truallin e teatrit.
Kjo është ajo çfarë pohojnë artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas letrës të Komisionit Europian.
Në një bisedë për "Tema TV", regjisori Kastriot Çipi, vëren se ata kërkojnë nga Komisioni Europian të sqarojë qëndrimin, ndërkohë që sipas tij, letra ka një paradoks që zyrtarëte e BE duhet ta shpjegojnë.