teatri
Bëjini një retweet dekretit të Presidentit z. Veliaj!
Teksa Erion Veliaj sajon aktivitete lart e poshtë për të rikuperuar goditjen nga mosdekretimi i ligjit të kompanisë “Fusha.sh.p.k” gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Ai e ka kthyer në replikë personale me Ilir Metën çështjen e Teatrit, duke mos dhënë asnjë shpegim për 8 pikat ku presidenti thotë se shkelen ligjet, Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare.
I shkreti Erion Veliaj!
Në krye të postimeve në Tuiterin e z. Veliaj është vënë videoja e maketit të teatrit të ri kombëtar e datës 14 korrik. Zotëria ndihet shumë i vetmuar në këtë përballje dhe këtë vetmi po e mbush me statuse në rrjetet sociale, aty ku ndihet i fortë. Në një tjetër më poshtë ai e konsideron ndërtimin e një këndi lojërash si pjesë të historisë së Tiranës, për të cilën rekomandon veten si kandidat ndër kryesorët. Kuptohet në emër të punëve, jo fjalëve.
Radoja: Askushët që u ngjitën në pushtet nuk e njohin nocionin "Turp"
Aktori Guljem Radoja ka folur dje në protestën e Teatrit Kombëtar duke bashkuar zërin e tij me atë pjesë të artistëve që refuzojnë prishjen e godinës ekzistuese.
Meta i përgjigjet Veliajt: Sipërfaqësor, udhëhiqesh nga interesa private
Pas reagimit të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj që e krahasoi presidentin Ilir Meta me paraardhësin në këtë detyrë Bujar Nishani për shkak të mosdekretimit të ligjit për Teatrin, Presidenca është kundërpërgjigjur me një deklaratë të zëdhënësit ku thuhet se ata që akuzojnë duhet të shohin argumentet e dekretit dhe mos të udhëhiqen nga reagime sipërfaqësore dhe emocionale.
Reagimi
"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"
Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj.
Ilir, u zhgënjeva nga ty!*
Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim!
Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.
I keqpërdoruri Erion Veliaj
Shikojeni këtë foto të sikletit të Erion Veliajt. I cili edhe pse deklaron se nuk merr vesh nga arti apo arkitektura, merr përsipër të shpjegojë projektin e Teatrit të ri, ndaj këngëtares Eleni Foureira. Një foto manipuluese padyshim, e dikujt që është kapur në hallin e vet të të qenit prezervativi i një skeme që nuk krijon dot imunitet.
Dilema për Teatrin, Presidenti merr letër edhe nga Shoqata e Bashkive (Letra)
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka drejtuar një letër presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkon që të kthejë edhe një herë në Kuvend ligjin për Teatrit që i hap rrugën shembjes së godinës.
Në këtë shkresë zyrtare ndër të tjera shkruhet se “Shoqata e Bashkive eshte e shqetesuar per nderhyrjen e pushtetit qendor ne kornpetencat e qeverisjes vendore. Qeveria, me fuqine dhe mekanizmat e saj, po krijon precedente te rrezikshem, duke nderhyre, imponuar per interesa te saj ne vendimarrjen e qeverisjes vendore, keshillave bashkiak dhe komunitetit”.
Peticioni i turpit!
Bashkia arriti të mobilizojë një grup artistësh për të firmosur një peticion që i kërkon Ilir Metës të dekretojë ligjin e kompanisë “Fusha sh.p.k” për ndërtimin e 6 Kullave dhe një Teatri të Ri në zonën ku ndodhet godina aktuale e Teatrit.
Janë 54 firma, mes të cilave ajo e Robert Ndrenikës, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga e Arben Derhemi, të cilët ndryshuan qëndrim rrugës dhe dolën në foto duke buzëqeshur me Erion Veliajn.
BE, dy kërkesa për informim qeverisë për Teatrin
Nguti i shumicës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e kompanisë Fusha shpk për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është stepur disi nga dy kërkesa për informim që BE i ka çuar qeverisë lidhur me këtë çështje.
Kreu i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj tha këtë të hënë se pas shqetësimit që artistët i drejtuan zyrës së delegacionit të BE në Tiranë për projektligjin e kompanisë Fusha, Brukseli ka kërkuar zyrtarisht nga Tirana të informohet në detaje për këtë nismë.