teatri

Teatri, shkrimtari Rudi Erebara: Kemi mbështetjen e OSBE-së, do ta çojmë çështjen në Strasburg

Postuar në 11 Korrik, 2018 14:32

Përfaqësues të Komunitetit Europian dhe të OSBE-së në Shqipëri kanë pritur në një takim pranë zyrave të tyre një përfaqësi artistësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të dorëzuar një kërkesë me shkrim në lidhje me antikushtetueshmërinë e ligjit për shembjen e Teatrit që Parlamenti shqiptar miratoi në mesnatën e datës 5 korrik 2018.

Video/Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike

Postuar në 10 Korrik, 2018 19:30

Plasari: Gjurmët e shtetit shqiptar po zhduken me dhunë

Postuar në 10 Korrik, 2018 10:43

Aurel Plasari i shprehur publikisht kundër propozimit të kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar thotë se nisma që u konkretizua me ligj të posaçëm është dhunë kundër shtetit shqiptar dhe historisë së tij modeste.

Shpresa e fundit e artistëve për të mos dekretuar pazarin "Rama-Fusha"

Postuar në 09 Korrik, 2018 20:29

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkon  të mos dekretojë ligjin e miratuar të enjten e shkuar nga mazhoranca për Teatrin Kombëtar.

Artistët argumentojnë se ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca shkel me të dyja këmbët Kushtetutën. 

 

Letra e plotë:

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Më në fund Vllahutin flet për Teatrin

Postuar në 08 Korrik, 2018 10:37

Pas shumë apeleve publike më në fund ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nismën ligjore të qeverisë që i hap rrugë projektit të Kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e Teatrit ekzistues dhe ngritjen 6 kullave shumëkatëshe.

Unë jam Teatri...i Ri

Postuar në 07 Korrik, 2018 20:00

Është e kotë të diskutosh mbi cilësinë e fjalimeve ditore të z. Erion Veliaj. Është e kotë të shohësh dhe të presësh tek ai Kryetarin e Bashkisë që dëgjon me mendje, përveçse gjendet në dëgjesa sa për statistikë. Rasti i fundit e provon më së mirë këtë, kur z. Veliaj mbron prishjen e Teatrit Kombëtar me një rrenë tipike të tij: do ndërtohet një i ri.

Një shans që opozita të shpëtojë sistemin (bashkë me Teatrin)

Postuar në 07 Korrik, 2018 17:34

Mënyra se si Edi Rama vendosi të realizonte projektin e kullave te Teatri, nuk cënon thjesht trashëgiminë kulturore apo pronën publike, trajektorja që zgjodhi Rama  e ka çuar lojën në një nivel më kritik, pasi Edi Rama na ka dhënë provën e pakundërshtueshme se ka gjunjëzuar sistemin Kushtetues të vendit.

Edi Rama ka neutralizuar çdo mundësi dhe çdo faktor që mund t’i rezistojë atij nga brenda kornizës së institucioneve Kushtetuese të vendit.

Le të përpiqemi ta kuptojmë sipas hallkave atë që ka ndodhur dhe atë që pritet të ndodhë.

Sundimi me ligje speciale është e kundërta e sundimit të ligjit

Postuar në 07 Korrik, 2018 17:31

Çfarë është “sundimi i ligjit?” Gjatë dekadave të fundit ne kemi dëgjuar shpesh se kriteri kryesor për integrim në Bashkimin Europian është që të kesh “sundim ligji”. Pavarësisht se e kemi dëgjuar shumë herë, duket se ne shqiptarët nuk e kemi brendësuar mirë këtë koncept.

Parlamenti miratoi shembjen e Teatrit dhe ngritjen e Kullave

Postuar në 05 Korrik, 2018 21:52

Shumica zbatoi urdhërin politik të kryeministrit për të miratuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e 6 Kullave. Mazhoranca socialiste hyri në një kurs refuzimi të çdo zëri që i kërkoi të tërhiqet nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Shumica nuk tregoi asnjë shenjë reflektimi përballë qendresës së një grupi aktorësh dhe regjisorësh, të cilët nuk u pajtuan me ofertën e Erion Veliajt për të hyrë në negociata me kompaninë Fusha.sh.p.k.

Sesi teatri “alla Scala” na bën të fala

Postuar në 05 Korrik, 2018 21:34

Mor kokërr injoranti…!” nisa të shkruaja. Por u tërhoqa. Sepse personi që më ka shkruar në inbox më është drejtuar me mirësjellje. Atje në Milano ai është student, këtu mund të kishte qëlluar studenti im. Më takon t’i përgjigjem me mirësjellje, edhe me dashuri në mundsha, pyetjes së tij ngacmuese: “Po pse, profesor, La Scala e Milanos qenka ai teatër i Tiranës?”. Nga ana ime është fjala për dashuri, të kuptohemi, ndaj teatrove kudo ata qofshin.

Pages

Subscribe to RSS - teatri