Teatri, shkrimtari Rudi Erebara: Kemi mbështetjen e OSBE-së, do ta çojmë çështjen në Strasburg

Postuar në 11 Korrik, 2018 14:32

Përfaqësues të Komunitetit Europian dhe të OSBE-së në Shqipëri kanë pritur në një takim pranë zyrave të tyre një përfaqësi artistësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të dorëzuar një kërkesë me shkrim në lidhje me antikushtetueshmërinë e ligjit për shembjen e Teatrit që Parlamenti shqiptar miratoi në mesnatën e datës 5 korrik 2018.

Rudi Erebara, përfaqësues nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se së shpejti ata kanë përcaktuar edhe një takim mes përfaqësuesve të Aleancës për Teatrin dhe përfaqësuesve të BE-së në Tiranë, ndërsa thekson se ligji për teatrin shkel një sërë ligjesh, mes tyre, edhe ato të Asocim-Stabilizimit.  Artistët shprehen se ata kanë marrë mbështetje të plotë nga OSBE-ja dhe bënë me dije se kanë marrë premtime, që çështja për mbrojtjen e teatrit do të shkojë deri në Strasburg. Erebara vëren se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që Teatri Kombëtar të shembet dhe veprimi më i afërt në këtë drejtim është protesta drejt Kryeministrisë dhe Presidencës.

Ai përfundon se Aleanca dhe artistët kanë menduar edhe për krijimin e një fondi, në mënyrë që Teatri Kombëtar të restaurohet dhe të rikthehet në normalitet.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.