teatri
Maks Velo: Rama dhe Veliaj të tërhiqen për Teatrin
Maks Velo u shtohet zërave që kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe zbatimin e projektit të promovuar nga Rama e Veliaj për ngritjen e kullave nga kompania Fusha dhe një godine që do quhet kompleks multifunksional. Pikat e errëta sipas tij, janë jo vetëm tek cëcshtja e truallit, por edhe projektit që u prezantua nën emrin e një studioje belge.
Video/Protesta për teatrin, thirrje opozitës për nisjen e hetimit parlamentar
Sekseri i pareve apo i qareve?
Fushata për shembjen e Teatrit Kombëtar i është besuar jo pa qëllim Erion Veliajt. Personazhit që ka marrë përsipër të bëjë sekserin e kompanisë Fusha shpk që po negocion të marrë truall dhe të ngre kulla. Rezistenca e aktorëve ka prishur punë mesa duket në një Pazar që qëndron mbi kryetarin e Bashkisë, i cili në këtë rast mund të negociojë një rikandidim për Bashkinë e Tiranës nëse e kryen me sukses misionin të cilin ka marrë përsipër.
Protesta e ka arritur fitoren e parë
Protesta kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka arritur një sukses të vetin, sidoqoftë modest. Ajo e ka kushtëzuar vendimmarrjen politike dhe institucionale me nevojën e delegjitimimit të saj, apo shpërbërjes. Tregues i nevojës që ka sot pushteti për të thyer protestën si kusht për një kalim të butë të vendimit – edhe kështu shumë të dyshimtë në planin ligjor dhe kushtetues – është ngritja e përdishme e korit të artistëve që janë pro një godine të re për teatrin. Sigurisht, alibitë dhe justifikimet për këto zëra kundër janë legjitime.
Veliaj: Kullat, një mundësi fantastike për Teatrin
Erjon Veliaj është besnik i modelit të vet, nuk e tradhëton skenarin mbi të cilin ka ngritur gjithë profilin si pioneri i ndryshimit, njeri i mirë, i qetë, i përulur, babaxhan, pa rrena, punëtor, shërbëtor i popullit, dhe mbi të gjitha i suksesshëm.
Kush tha që hall i artistëve është Teatri!?
Çështja e Teatrit Kombëtar mes të tjerash ishte dhe një test prove për mdjeshmërinë që qeveria thotë se ka ndaj çështjeve të artit dhe Kulturës kombëtare. Pushteti është i akuzuar publikisht nga një pjesë e aktorëve se as denjon t'i dëgjojë për çështjen e Teatrit.
Një shqetësim që aktorët e lidhin me interesa shpirtërore për një godinë që e kategorizojnë si pjesë të memories kombëtare dhe trashëgimisë kulturore.
Video/Robert Ndrenika: Këtu duhet të fillojë lufta. Kjo është vjedhje
Një përfaqësi aktorësh kanë qenë sot në Komisionin e Medias, mbledhje që është bojkotuar nga deputetët e PS-së.
Akuzë për "kusarët" e Teatrit
Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.
Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen.
Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)
Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.
"Godina e Teatrit u la qëllimisht të degradonte. Kujtoni kinema "Republika" dhe "17 Nëntori"
Aktori dhe regjizori Alfred Trebicka i bashkohet zërit të artistëve të tjerë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Trebicka sjell në vëmendje jo vetëm mënyrën si po veprohet tani, por edhe shembullin e zhdukjes së dy kinemave, “17 Nëntori” dhe “Republika”, të dyja me autorësi të ideve të ngjashme të bashkëpunimit me biznesin.