Maks Velo: Rama dhe Veliaj të tërhiqen për Teatrin
Maks Velo u shtohet zërave që kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe zbatimin e projektit të promovuar nga Rama e Veliaj për ngritjen e kullave nga kompania Fusha dhe një godine që do quhet kompleks multifunksional. Pikat e errëta sipas tij, janë jo vetëm tek cëcshtja e truallit, por edhe projektit që u prezantua nën emrin e një studioje belge.
Për mua, nuk duhet shembur. Aty ka katër probleme. Problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti. Hyrja është nga pedonalja. Si mund të pranosh një mur betoni? E dyta: Rama gjithnjë ka bërë konkurse ndërkombëtare, ku disa herë më ka ftuar edhe në juri. Pse këtë herë nuk bëri konkurs? E treta: Në fillim, kur bëheshin konkurset ndërkombëtare, ishte rregull që studiot sillnin albumin, projektin dhe shihje fasadat, prerjet, të dhënat… Ky nuk solli asnjë album. Nuk ka një program pune
është shprehur Velo.
Shafqjet e fundit në Komisionin e Medias, lanë të kuptohet se qeveria dhe bashkia nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa mbrapa, por këmbëngulin me arrogancë drejt ngritjes së kullave. Thrrja e Velos është që ata të tërhiqen.
Unë do të kisha dashur të kishte një tërheqje. Nëse do të kishte një tërheqje, do ta rriste shumë emrin e Ramës dhe të kryebashkiakut. E kundërta do ta dëmtonte. Të gjithë bëjmë gabime, të gjithë mund të kemi një moment dobësie, por kur qytetarët e shohin që ky njeri e ka kuptuar këtë gjë, e vlerëson edhe më shumë. Unë do të dëshiroja të ndodhte kështu
Add new comment